Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet avokati i të dyshuarit për tritol te Duka: Ja ku ka qenë në atë moment

15:31 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61f2a9e998516
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Arlen Hasanajn si autor të dyshuar për vendosjen e një sasie lënde plasëse në portën e banesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Por, avokati i 34-vjeçarit, Ilia Ilia është shprehur për mediat se Hasanaj, në momentin që ka ndodhur ngjarja në Durrës ka qenë ne një qendër tregtare duke kryer blerje. Sipas avokatit, prania e Arlenit në qendrën tregtare provohet nga faturat tatimore të prera ditën e ngjarjes si dhe pamjet filmike.

“Në datën dhe orën e caktuar, ai është ndodhur në vend tjetër. Ka qenë duke realizuar një sërë blerjesh në funksion të nevojave shtëpiake. Dhe ka ardhur në shtëpi dhe nuk ka dalë më.”

Sipas avokatit, Arlen Hasanaj është futur në qendrën tregtare në orën 20.30 ka dalë prej aty në orën 09.37. Kurse, vendosja e tritolit në shtëpinë e Dukës ka ndodhur në orën 22.04. Ai thotë se policia i ka marrë pamjet filmike, por vetëm ato të hyrjen në qendrën tregtare, jo të daljes dhe kjo sipas tij mund të jetë bërë enkas.

Sipas avokatit, klienti i tij është i pafajshëm dhe duhet të lirohet menjëherë pa u nxjerrë para gjykatës.

I riu nuk e ka pranuar autorësinë e krimit. Para grupit të hetuesve ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë e Dukës, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me akuzat.

Sipas informacioneve rezulton se Hasanaj nuk ka qenë asnjëherë person me precedentë të mëparshme penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.