Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Braçe akuza FSHF-së: E përfshirë në krim! Duka mbush avionin me politikanë të majtë e të djathtë

18:12 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe thekson se FSHF nuk është më një federatë futbolli, por një organizatë e përfshirë në krim. Braçe shprehet se nga pikëpamja morale FSHF, ka degraduar ndërsa nga pikëpamja sportive ka vdekur.

“FSHF dyshohet botërisht si një organizatë e përfshirë në krimin, dhe jo një federatë kombëtare e futbollit. Nga pikëpamja morale ka degraduar, nga pikëpamja sportive ka vdekur, nuk ka më garë. Me këto që janë zbuluara se fundmi dhe më faktin se Federata paguan për klubet kur i kanë llogaritë e bllokuara. Si do i marri lekët mbrapsht ky? Duke i shpallur ekipin kampion, ky është i interesuar që garën ta fitojë ekipi ku ky ka derdhur paratë. Këtu Autoriteti i Konkuirrencës ka zbuluar se ky të drejtën televizive ia ka shitur vetes platformës ku ky është aksioner, pse nuk përgjigjet para ligjit? Nuk hyn politika këtu, por ka shkelur ligjin, Veliaj po flet si aksioner në klubin e futbollit dhe ka thënë shumë pak deri tani’, tha Braçe në Report tv.

Po pse këto akuza ndaj kreut të FSHF Armand Duka nuk janë bërë më herët? Për Braçen kjo ndodh pasi Duka e mbush avionin e Kombëtares sa herë ajo ka ndeshje jashtë me politikanë majtas e djathtas.

“Avionët e Dukës mbushen me politikanë me të majtë e të djathtë, herën e fundit e mbushi avionin për në Budapest me kryetar bashkie, ku ndodh kjo? A mendoni dot që kjo gjë të ndodhi në Itali?”, tha Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.