Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro: 21% e territorit të Shqipërisë zonë e mbrojtur

10:45 / January 28, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zona6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se si asnjëherë më parë, kemi 21 % të territorit të Shqipërisë zonë të mbrojtur.

Kumbaro theksoi se “i kemi ruajtur, i kemi përditësuar, i kemi shtuar zonat e mbrojtura dhe pa ulur ritmin, kemi nisur punën për planet e menaxhimit për të krijuar modele të qëndrueshme zhvillimi në këto territore që janë thesare natyrore e për të na dhënë mundësinë të krijojmë kalendarin e turizmit gjithëvjetor me sportet e aventurës, kulinarinë, ekoturizmin, turizmin malor”.

“Pas një pune të gjatë në terren, përpjekjet për shtrirjen e zonave të mbrojtura kurorëzohen me vendimet e Këshillit të Ministrave, ku, ndër të tjera: Lumi i Vjosës shpallet Park Natyror, Lugina e Shalës shpallet Park Natyror, Thethi, Valbona e Lumi i Gashit bashkohen në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Munella shpallet Park Natyror, Syri i Kaltër shpallet Park Natyror’, tha Kumbaro.

Sipas ministres dhe shumë zona të tjera të mbrojtura rrisin sipërfaqen e tyre.Këshilli i Ministrave vendosi dje përditësimin e të gjithë territorit, rishikimin, rivlerësimin e zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, që nga monumentet e kulturës, monumentet e natyrës dhe parqet kombëtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.