Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

E moshuara në Fier humbi jetën nga acari, familjarët: E gjetëm të ngrirë, kishte 10 ditë pa energji elektrike

11:55 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liljana Sema kishte tre ditë që kishte ndërruar jetë kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.

Liljana jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda. Ajo ka tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Itali dhe  një djalë i cili jeton larg.

I biri tregoi se vetëm disa kohë më parë i kishte blerë një ngrohëse për ditëlindje, por as atë nuk kishte një prizë ku mund ta vinte. Kurse, motra e Liljanës tregon për kushtet e vështira në të cilat ajo jetonte, duke mos pasur askënd që t’i vinte në ndihmë.

“Motra ime u martua, bëri 3 fëmijë. Me kushte të vështira, burri dhe vetë e sëmurë. Fëmijët s’i kishte mirë fare. Nuk e ndihmonin fare, mblidhte kanoçe nga Ferrasi në Novoselë. Në atë kasolle ka dhënë shpirt nga ftoma, ç’binte jashtë hynte brenda. Na iku e re.”

Baçi Gjoleka thotë se sipas mjekëve, e motra ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit.

“Jam i vëllai. Ne e gjetëm të ngrirë. Ia kishin hequr dritat, kishte 10 ditë. Nuk kishte lekë t’i paguante. Motrës time erdhën ia prenë, ka biznesmenë që s’i paguajnë. Doktori tha ka ngrirë. Nuk ndihmohej nga askush.”

Liljana Sema 66 vjeç ndërroi jetë ndërsa ndodhej e vetme në shtëpi kur i gjithë vendi ishte i mbërthyer nga i ftohti ekstrem me temperaturat që shkuan deri në -17 gradë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.