Dy persona kanë marrë plagë të shumta në trup pas një konflikti të dhunshëm në Berat. Mësohet se dy të lënduarit kanë goditur njëri-tjetrin me mjet prerës. Dy të lënduarit janë Artur Gjata dhe Ervis Kanani dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
