Franca është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi një fëmijë 10 vjeç është gjetur i vrarë në një valixhe. Trupi i fëmijës u gjet dje i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe.
Mediat vendase raportojnë se sipas hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij. 33-vjeçarja është zhdukur dhe kërkohet nga policia, ndërsa gjurmë gjaku janë gjetur brenda shtëpisë ku jetonin në Ferrier-en-Brie në prefekturën e Saint-Marne.
Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati. Pas denoncimeve ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve.
