Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Përqëndrohet tregu i telefonisë, pas Albtelecom, kompania hungareze kërkon blerjen edhe të One Telecommunications

16:53 / January 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ja vendet ku telefonet huawei preferohen me se shumti 5cea79b02acb0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi mori autorizimin për blerjen e Albtelecom, kompania hungareze 4iG ka paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe njoftimin për blerjen e operatorit tjetër të komunikimeve në vend, One Telecommunications.

Blerja do të bëhet nëpërmjet marrjes së kontrollit të shoqërisë holding Albania Telecom Invest (ATI), që zotëron 99.9% të aksioneve të ONE.

Aktualisht, ATI kontrollohet nga tre shoqëri të tjera, përkatësisht Adarna Eood, Guri Enterprises dhe River Styxx Capital. Përfitues dhe pronarë fundorë të kompanisë janë biznesmenët bullgarë Elvin Guri dhe Atanas Dobrev.

Marrja e autorizimit për blerjen e ONE, do të jetë një hap kyç për hyrjen e 4iG në tregun shqiptar. Blerja e parë, ajo e Albtelecom, nuk sillte përqendrim të tregut të komunikimeve elektronike, sepse 4iG nuk ishte ende e pranishme në këtë treg. Për këtë arsye, marrja e autorizimit nga Autoriteti i Konkurrencës ishte një formalitet.

Blerja e ONE do të sjellë një përqendrim të konsiderueshëm, sepse do ta ulë numrin e operatorëve celularë nga tre në dy. Të marra së bashku, Albtelecom dhe ONE zotërojnë rreth 57% të tregut të komunikimeve celulare, sipas numrit të përdoruesve aktivë. Realizimi i këtij transaksioni do ta kthente numrin e operatorëve në dy për herë të parë që nga viti 2008, kur nisi aktivitetin operatori i tretë, Eagle Mobile.

Sot, Albtelecom po shkon sërish drejt bashkimit me ONE por këtë herë nën ombrellën e një investitori të ri, kompanisë hungareze 4iG. Në kushte normale, një përqendrim i tillë do ta kishte të vështirë të merrte autorizimin e entit përgjegjës për Konkurrencën. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Albtelecom, që ka rezultuar vazhdimisht me humbje që prej privatizimit të saj në vitin 2008, një ulje e numrit të operatorëve celularë mund të jetë e pashmangshme dhe mënyra e vetme që ky operator të mbijetojë në treg. Sipas burimeve nga tregu, gjithsesi besohet se hungarezët kanë marrë garanci joformale nga qeveria shqiptare se blerja e dy kompanive të rëndësishme të telekomunikacioneve nuk do të pengohet nga rregullatorët e tregut.

Në fakt, përqendrimi i tregut të komunikimeve celulare është një tendencë e vërejtur edhe në vendet e tjera. Një process i tillë ndodhi në vitin 2015 në Maqedoninë e Veriut, me bashkimin mes operatorëve ONE dhe Vip. Ky bashkim e uli numrin e operatorëve në dy, MakTel dhe One.Vip, të kontrolluara përkatësisht nga Deutsche Telekom dhe Telekom Austria.

Deri tani, blerja e parë e 4iG, ajo e Albtelecom është autorizuar nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive. Miratimi më i rëndësishëm, ai nga Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ende nuk është zyrtarizuar. Megjithatë, 4iG ka nisur procedurat e njoftimit pranë Autoritetit të Konkurrencës edhe për blerjen e ONE.

Nëse transaksioni do të marrë miratimet e nevojshme, kjo do të jetë shitblerja e dytë brenda tre vjetëve e operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare në vend.

Bullgarët e ATI e blenë Telekom Albania në fillim të vitit 2019, për 50 milionë euro. Vlera e marrëveshjes për shitjen te 4iG nuk është bërë publike nga palët, por burime nga tregu vlerësojnë se këtë herë ONE mund të jetë shitur për një shifër më të lartë se 100 milionë euro.

4iG zyrtarizoi arritjen e marrëveshjeve për blerjen e Albtelecom dhe ONE Telecommunications gjatë muajit dhejtor 2021. Muajin e kaluar, kompania hungareze mori edhe miratimet finale për blerjen e operatorit më të madh celular në Mal të Zi, Telenor.

Albtelecom kompania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.