Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kujdes me punët e shtëpisë, rrezikoheni nga këto sëmundje

09:22 / January 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putz bucket 1290951 1280 1024x682 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Solucionet zbardhuese janë ndër më të preferuarat e amvisave shqiptare të cilat duan ta mbajnë shtëpinë sa më të pastër. Por këto solucione janë shumë të dëmshme për shëndetin, thonë ekspertët.

Shkencëtarët kanë zbuluar se tymrat e lëshuar nga këto solucione bien në kontakt me toksinat e ndryshme në ajër, dhe irritojnë sytë, hundën, fytin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tyre mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera por edhe dëmtim të mushkërive.

Efektet negative
Sipas ekspertëve, dëmtimi në mushkëri mund të bëhet shumë i rrezikshëm si pasojë e përdorimit afatgjatë të solucioneve pastruese. Amvisat janë më të rrezikuara kështu si nga azma por edhe nga alergjitë e ndryshme. Duke mos e ditur burimin e alergjisë, amvisat ekspozohen rregullisht ndaj toksinave e sëmuren më shumë. Rreziku është më i lartë në shtëpitë që nuk kanë një sistem të mirë ajrosjeje, sepse toksinat aktivizohen më shumë në ajër të ndenjur.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që pastrojnë shtëpitë me solucione kimike dhe industriale duhet të tregojnë shumë kujdes. Së pari, amvisat nuk duhet të përziejnë solucione të ndryshme në pastrimin e shtëpisë. Arsenali pastrues i një amvise përbëhet nga: zbardhuesit, solucionet për banjën, atë për dyshemenë, atë për banakun, për xhamat, për pluhurat por edhe aromatikët. Përzierja e tyre dhe lëshimi i substancave në ajër është mjaft i dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes.

Për shembull, aromatizuesit e ajrit, solucionet spërkatëse për xhamat, dyshemenë e banakun vijnë rëndom me aromën e agrumeve. Kjo aromë, është padyshim një substancë tjetër kimike e cila ndërvepron negativisht me gazrat e lëshuar nga zbardhuesit. Amvisat mund të ulin ndikimin e këtyre substancave duke mbajtur dyer e dritare hapur që të hyjë sa më shumë ajër dhe dritë dielli në shtëpi. Drita e diellit ka tendencën që të pengojë në nivel lartë ndërveprimin negativ të substancave kimike në ajër./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dëshmitarët nuk shkuan në sallë të gjyqit, u pranuan 130 deklarata me shkrim”, avokatja sjell detaje të forta nga Haga

23:00 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

14:00 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.