Donaldi dhe Einxhel mesa duket i kanë lënë pas mëritë që kanë me njëri tjetrin.
Ndryshimi i raportit mes tyre ka nisur që në momentin kur Einxhel theu krahun brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” e më pas iu nënshtrua një operacioni.
Einxhel u rikthye në shtëpi, ku menjëherë banorët janë kujdesur për të. Një ndër ta ka qenë dhe Donaldi.
Ai ka qëndruar në suitë së bashku me Einxhelin, për të cilën është përkujdesur gjatë gjithë kohës.
Dyshja tashmë kanë nisur të komunikojnë me njëri tjetrin dhe shihet që po ndërtohet një marrëdhënie e mirë mes tyre.
