Është ndarë nga jeta mjeku anestezist-reanimator Viktor Kotani.
Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes.
Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit.
“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së dr.Viktor Kotanit, mjekut anestezist-reanimator që u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbjen për miqtë dhe familjen.
Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, si profesionist i zoti, gjithnjë i kujdesshëm me pacientët dhe miqësor me të gjithë stafin në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit.
U prehsh në paqe”.
