Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vangjeli: Edi Rama nuk është i interesuar për shkarkimin e Ilir Metës

22:20 / February 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli beson se kryeministri Edi Rama nuk është i interesuar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Vangjeli tha se nuk ka asnjë shans që Meta të shkarkohet, pasi Rama nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Analisti shprehet se Rama është i painteresuar të shkarkojë Metën. Sipas tij kryeministri luan me politikë dhe të tjerët me proçedurë.

“Personi më i painteresuar për shkarkimin e Metës është Edi Rama. Të tentojmë të hyjmë në thelb. Kjo është politika. Sot do të shikoni dhe gjatë ditëve në vijim, politika përkthehet në një fjalë të vetme që quhet proçedurë. Do të ketë një lojë proçedurash. Që do të thotë që nuk ka shanse që Ilir Meta të  shkarkohet sepse Edi Rama e nis këtë betejë dhe fitoren nuk e ka te shkarkimi por te proçesi. Ndërsa Meta e mendon qëndrimin e tij me post te proçedura dhe jo politika. Janë dy procese të ndryshme që janë në garë me njëra-tjetrën. Tik-taku është duke vajtur drejt datës 24 korrik.

Kemi një afat të datës 24 dhe kjo është përtej asaj që tentojnë të shikojnë të gjithë. Unë po ju bëj një ushtrim, shikoni një treshe të jashtëzakonshme që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Mandatin e Edi Ramës e kanë firmosur personazhe të ndryshme, njëri është presidenti, tjetri është kryetari i opozitës dhe tjetri sekretari i përgjithshëm që përcaktuan zgjedhjet e datës 25 prill. Ju jap provat e mia për këtë.

Atë që i ka bërë Basha, Edi Ramës, as Damiani me Taulantin nuk e kanë bërë dot, i dha pushtetin e tretë. Basha ka bërë atë që gjë që askush tjetër nuk do ta guxonte ta bënte. Një gjeni i aftë të humbasë atje, i gatshëm të humbasë ditë pas dite. Shqiptari i fundit që është i interesuar të shkarkojë Ilir Metën është Edi Rama. Ai luan me politikë, ndërsa të tjerët me procedurë”, u shpreh Vangjeli.

metes Rama Vangjeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.