Të burgosurit “VIP” që organizonin lojërat e fatit në ambientet e qelisë janë vënë në përgjim nga prokuroria e Elbasanit që më pas ka zbardhur edhe skemën.
Aleksandër Llanaj që momentalisht ndodhet në regjimin bis, kur ishte në burgun 313, u merrte paratë të burgosurve dhe ua jepte shefit të kontrollorëve, Hysni Ndreu që vendoste bastet sportive.
Të njëjtën skemë e përdornin në burgun e Drenovës, Leo Osmani dhe Delin Hajdari, të dënuar si autorë të masakrës së Vlorës.
Në përgjime u kap dhe Arben Grori, i cili bashkëpunonte me gardianët e burgut të Peqinit për futjen e sendeve të paligjshme. Këto aktivitete kriminale kryheshin në tre burgje të vendit, Peqin, Drenovë dhe burgu 313 në kryeqytet.
