Prej datës 1 qershor 2022 prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike do të ndalohet”.
Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka prezantuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese projektligjin, që qëndron në sirtaret e Kuvendit, që në vitin 2019, teksa bëri me dije edhe masat administrative që parashikohen për prodhuesit apo qytetarët që i përdorin ato.
Ministrja tha se propozimi bazohet në nevojën për reduktimin e këtyre mbetjeve plastike, për shkak të ndotjes që shkakton në tokë dhe det mikroplastika.
Ndërkaq, deputetët e opozitës u ndalën te pasojat ekonomike, që ka kjo masë te prodhuesit shqipatrë, të cilët kanë investuar në linjat e prodhimit, ndërsa shtoi se kjo industri punëson 450 vetë.
Sipas Kumbaros, këto kompani do të duhet të prodhojnë të tjera kategori.
