Avokati Adriatik Lapaj tregoi se çfarë bisedoi me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim në një intervistë me gazetarin Denis Dyrnjaja.
Lapaj tha se ky nuk ishte një takim rastësor, dhe se ai e ka takuar herë pas here ambasadoren e Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se ka diskutuar për problematikat e familjeve në nevojë.
“Ishte një takim shumë fluid, ato që edhe ajo vetë i ka publikuar në rrjetin e saj social, është folur në lidhje me demokracinë, të drejtat e qytetarëve për procese referendare, për faktin se qytetarët nuk duhet t’i delegojnë shumë të drejtat por duhet t’i kërkojnë ato , ta ndërtojnë vetë demokracinë, se demokracia është një gjë që nuk dhurohet po njerëzit duhet ta kapin këtë mundësi dhe zonjës ambasadore i ka bërë përshtypje kjo qasje e imja për këtë koncept. Pra i qytetarit që angazhohet vetë në jetën e vendit pa prit nga të tjerët”, u shpreh Lapaj.
