Gazetari Artan Hoxha ka zhvilluar një udhëtim ditët e fundit në Belgjikë, ku herë pas here ka ndarë mesazhe të koduara nga andej. Mirëpo dy ditë më parë ai u kthye në Shqipëri, siç duket sepse u shfaq në emisionin e Blendi Fevziut. Kjo gjë nuk e ka ndaluar të publikojë të tjera foto në avion, duke konfuzuar kështu edhe ndjekësit e tij.
“Ti tani o djalë,ndajë mendjen je ne Belgjikë apo tek Fevzo”, i shkruan një qytetare. Hoxha ka zgjedhur t’i përgjigjet duke i thënë: “Fevzo punon me rregjistrim, Belgjika vetëm live…”.

