Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festat e “shthurura” në qeli në sy të gardianëve/ Komunikimet me të dashurën zbuluan vlonjatin

12:07 / February 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleksander llanaj 600x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit, për operacionin në burgjet e vendit, koduar “Trinomi”, ku u dokumentua implikimi i 28 personave, mes tyre gardiane, e zyrtare te larte te policise se Burgjeve, si dhe te denuar VIP, zbulon detaje nga menyra se si ata thyenin rregullat me veprimtarine e tyre kriminale.

Në dosje permenden dëshmi e fakte se si të dënuarit në burgun e Korçës vendosnin baste sportive nga ambientet e burgut dhe realizonin festa me alkool e drogë.

Sipas Balkanweb, i burgosuri Leo Osmani, ka organizuar një festë në burgun e Korçës, në të cilin vuante dënimin. Në atë festë, janë përdorur alkool dhe lëndë narkotike, të siguruara në qeli nga Osmani, i cili kishte arritur të krijonte lidhjet dhe furnizuesit e tij.

Nga ana tjetër, policët përgjegjës në atë sektor, nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar, edhe pse kanë konstatuar nisjen e kësaj feste.

Sendet e paligjshme, përfshirë edhe ato për zhvillimin e basteve sportive, i ka futur në burg Aleksandër Alibashi. Ai ka pasur ndihmën e punonjësit të policisë së burgjeve Ilia Beshollari.

Në dosje theksohet se, të dënuarit Aleksandër Llanaj, Delin Hajdari dhe Leo Osmani kanë kontaktuar me Aleksandër Alibashin, për të vënë baste sportive.

Alibashi, i vendoste këto baste në lokalin në pronësi të tij në qytetin e Vlorës. Personi që Llanaj komunikonte më shpesh, ishte e dashura e tij.

Ajo kujdesej për të vendosur bastet sportive të të dashurit, por edhe shokëve të tij të burgut. Komunikimi sipas dosjes hetimore, bëhej nëpërmjet numrave telefonikë të ndryshëm.

Vlonjati që “theu” regjimin “41-Bis”

Regjimi “41-Bis” parashikon izolimin e plotë të personave të burgosur që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, duke mos iu dhënë asnjë mundësi komunikimi me jashtë.

Por, Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, nga Vlora, i futur në këtë regjim në Institucionin e Paraburgimit “313” në Tiranë, ka arritur që të fusë sende të paligjshme në qelinë e tij, si dhe të organizojë veprimtari të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Ai dyshohet se këto sende të paligjshme ka arritur t’i fusë nëpërmjet gardianëve të burgut kundrejt pagesave.

Llanaj i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Haki Rakipit, Ardi Velajt dhe Albi Limajt, kishte thyer edhe më parë rregullat e burgut dhe për këtë arsye u fut në izolim të plotë./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.