Një diskutim kokë më kokë për afro 90 minuta ishte takimi në kryeministri mes presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin dhe kryeministrit Edi Rama.
Sigurisht në tryezë kanë qenë ndërhyrjet politike në zgjedhjet e FSHF-së e mbi të gjitha finalja e Conference League në ‘Air Albania”.
Ceferin është një nga ata që kur bëhet fjalë për evente të mëdha të UEFA-s nuk mund të tolerojë asgjë ndaj dhe vizita e tij me Ramën tregon se numri 1 i futbollit europian kërkon siguri për finalen e madh të këtij kompeticioni.
