Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit po zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së sigurisë “Arrest me burg” për 28 shtetasit e arrestuar gjatë mega operacionit “Trinomi”.
Gjatë paradites do të zhvillohet seanca në ngarkim të 13 shtetasve dhe në vazhdim për 15 të tjerët gjatë mesditës. Trupi gjykues kryesohet nga Idush Maliqi, ndërsa akuza përfaqësohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe Prokurori Ritvan Sukaj.Ndaj 28 shtetasve të arrestuar gjatë mega Operacionit “Trinomi”, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
