Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bashkia e Tiranës çel zyrtarisht siparin e aktiviteteve të Kryeqytetit Europian i Rinisë

12:44 / February 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 02 04 at 11.55.58 AM 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës çel zyrtarisht siparin e aktiviteteve të vitit 2022 ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë. Në një ceremoni të posaçme me qindra të rinj që do jenë pjesë e eventeve të “Tirana European Youth Capital 2022” u shpalos programi dhe risitë që do të sjellë në Tiranë ky titull që jepet pikërisht në një vit të shpallur edhe nga KE si viti i Rinisë!

Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci, në çelje të këtij eventi theksoi se ka pasur një boom aplikimesh nga të rinjtë për aktivitete gjatë këtij viti. “Morëm 1100 aplikime nga të rinj nga i gjithë vendi. Të gjitha do kthehen në një kalendar shumëngjyrësh aktivitetesh dhe mundësish,” u shpreh Peci.

Ndërsa Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme TEYC 2022, u shpreh se ky titull për Tiranën ka thyer 3 rekorde. “Tirana e ka marrë titullin si Kryeqyteti Europian i Rinisë që në aplikim. Rekordi i dytë është sepse për herë të parë këtë titull e merr një kryeqytet dhe së treti, ky program ka një shtrirje në të gjithë territorin e vendit,” bëri të ditur Kongo.

I ftuar i veçantë në ceremoninë e posaçme hapëse të “Tirana European Youth Capital 2022” ishte dhe Tom Matthew, anëtar i Bordit të Forumit Rinor Evropian (EYF). Ai përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për lidershipin dhe mbështetjen e treguar për të sjellë në Tiranë titullin Kryeqyteti Europian të Rinisë, që siç e cilësoi ai, është një mundësi fantastike për të rinjtë dhe të rejat.

“Është nder i madh për mua që të jem në Tiranë që të festojmë vitin tuaj si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022. Është inspiruese që të shohim se si komuniteti juaj u bë bashkë në këtë eveniment. Shpresoj që aktivitetet do t’i demostrojnë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë dhe të Europës se ky qytet është shembull I angazhimit, se si njerëzit punojnë fortë bëhen pjesë e ndryshimit që ata duan. Dua t’ju përgëzoj për gjithë punën e mrekullueshme që ju keni bërë për të qenë gati për këtë vit special. Faleminderit Kryetarit të Bashkisë për lidershipin dhe mbështetjen që ka dhënë që është kaq e rëndësishme në programe dhe projekte të tilla

Faleminderit qytetarëve të Tiranës për lidershipin tuaj që sollët këtë titull. Është titulli juaj, është mundësia juaj për të sjellë ndryshime në qytetin tuaj, vendin tuaj në gjithë Europën. Ne jemi shumë krenarë për ju””, tha Tom Matthew, anëtar i Bordit të Forumit Rinor Evropian (EYF).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harta e re territoriale, Arbajn Mazniku: Do forcojmë rolin e bashkive. Reforma, në shërbim të qytetarëve

14:25 / July 31, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.