Analisti Artur Zheji mendon se rasti i Saimir Tahirit është dramatik, pasi ka shumë njerëz që kanë bërë shumë më tepër se ai dhe sot janë të lirë, madje bëjnë edhe politikë.
“SPAK ka kërkuar 12 vite, ku dalin në 8 vite me gjykim të shkurtuar. Gjykata mund të marrë dhe një vendim tjetër, burgosje apo vuajtje dënimi në gjendje të lirë. Mendoj se rasti i Tahirit është një rast dramatik, sepse ka shumë njerëz që kanë bërë shumë më tepër se ai.
Do dënohet për kanabizimin e Shqipërisë, kur ne e dimë që jo vetëm kanabizimi vazhdon, por gjithnjë e më tepër po shkohet drejt legalizimit. Nëse ka gjëra të tjera, që lidhen me drogëra të rënda, korrupsion, etj., mendoj se edhe në këtë rast kemi shumë shtyrje të gjykatës, pra është një ngërç i madh.
Ka shumë të tjerë, që populli i tregon me gisht si më të korruptuar se Tahiri, por që janë të lirë, madje bëjnë edhe politikë. Ka gjithmonë një presion të madh në dhomat e këshillimit të gjykatës, ku duhet të merret vendimi”, deklaroi Zheji.
