Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Havari rikthehet 20 vite pas kur drejtonte policinë e Shkodrës: Topalli ishte shumë agresive

16:32 / February 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Havari 663x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Ferdinand Dervishi i ka dërguar një foto Mit’hat Havarit, ish komisarit të famshëm të policisë, që tani është në pension, e cila i ka ngjallur këtij të fundit kujtime “të largëta”. Havari ka parë tek kjo foto një copëz të jetës së vet, por edhe një copëz të historisë së Shqipërisë.

Ai ka qenë komisar në Shkodër në vitin 1998, dhe ndriçon më së pari kontekstin historik: “Ishin kohë të vështira, të mos them kohë lufte, nga njëra anë përballesha me bandat kriminale të atij qarku, përfshi dhe bandën kriminale brenda strukturës së policisë së shtetit që drejtohej nga Prel Pjetrushi që s’kishte mbaruar as klasën e tetë dhe ishte punonjës i policisë kriminale, nga ana tjetër përballesha me bandat e opozitës që drejtohej nga Sali Berisha, dhe në Shkodër kishte përfaqësuese Jozefina Topallin, e cila ishte shumë agresive ndaj pushtetit të kohës dhe policisë në veçanti.”

Dhe më poshtë, komisari Havari ndalet në mënyrë të posaçme te fotoja në fjalë, e cila është shumë interesante. Përballë zonjës Topalli, Havari është me gishtin tregues të drejtuar nga ajo, e me shprehjen e fytyrës që tregon se “i janë ngritur kacabujtë”.

Është i veshur civil. Ndërsa zonja Topalli që më pas u bë kryetare e Kuvendit e që sot është kundërshtare e PD-së zyrtare (por pa qenë e atashuar në grupin e Berishës) është krejt në profil, me një cullufe që i zbret poshtë fytyrës, e me vështrimin gjithashtu luftarak. Situata ngjan sfiduese për të dy. Ndërsa në sfond është ish zv. Ministri i Brendshëm, Sokol Bare.

Havari kujton: ”Topalli kërkonte të ulja armët kundër krimit të organizuar, që ishin njerëzit e saj dhe të partisë së saj, ndërkohë unë reagova me autoritetin që më jepte grada dhe detyra, duke i thënë tekstualisht: Jo zonjë, këtu jam unë ‘mbreti i ligjit’, askush tjetër. Biseda vazhdoi e padobishme për kauzën negative të saj. Fitoi kauza ime që doja të vendosja rendin dhe qetësinë publike në atë qytet të trazuar, që fatkeqësisht vazhdon të jetë i trazuar edhe sot e kësaj dite.”

Havari vijon të komentojë edhe në komentet që bëhen poshtë nga të tjerët: ”Kam vuajtur prej tyre. Koha tregoi se kush kishte të drejtë. Ata edhe shtëpinë e tyre politike e shkatërruan në sytë e botës.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.