Qeveria do të realizojë reformë në policinë e burgjeve duke realizuar largime të punonjësve që janë në moshën mbi 50 vjeç. Një projektligj i hartuar nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në emër të qeverisë parashikon largime të gardianëve të burgjeve dhe të policëve të burgjeve.
” Procedurat aktuale dhe situata në të cilën ndodhen punonjësit e policisë së burgjeve, ka sjellë vështirësi në rekrutimin e punonjësve cilësor dhe prezencën e një numri të konsiderueshëm të punonjësve me moshë mbi 55 vjeç, gjë që sjell vështirësi në kryerjen e detyrave që kanë lodhje fizike. Numri i punonjësve të policisë së burgjeve, mbi 50 vjeç është 24.7%.”, thuhet në relacionin e qeverisë.
Sipas draftit, shpenzimet buxhetore të përllogaritura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimit të projektligjit llogaritet në 1.006.987 euro në vit. Kjo shihet edhe si kosto që ka qeveria për nxjerrjen në lirim të policëve të burgjeve.
Ky vendim prek rreth 3600 policë burgjesh të cilët duhet të presin miratimin e ligjit që të kapen nga reforma.
Ja projektligji i plotë që Gjurma po boton
KUVENDI
PROJEKTLIGJ
NR. _____ DATË ____/_____/ 2019
PËR POLICINË E BURGJEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Policisësë Burgjeve, si dhe të drejtat, detyrat, marrëdhënien e punës dhe statusin e punonjësvetëkëtijshërbimi.
Neni 2
Fusha e veprimit
Ky ligj zbatohet për çdo punonjëstëPolicisësë Burgjeve, që ushtron veprimtarinë e tij në nivel qendror, nëinstitucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe gjatë transferimeve e shoqërimeve të personave të dënuar dhe të paraburgosur.
Neni 3
Përkufizime
- “Punonjës i Policisë së Burgjeve”, në kuptim të këtij ligji, janë ata punonjës të Policisë së Burgjeve në nivel qendror dhe IEVP-je, të cilët ushtrojnë detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse apo ekzekutuese për garantimin e rendit e të sigurisë në IEVP.
- “IEVP”, janë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të dënuarit dhe të paraburgosurit, përfshirë edhe ato ku trajtohen kategori të veçanta të tyre, për shkak të moshës, gjendjes shëndetësore dhe përcaktimeve të tjera të bëra në legjislacionin në fuqi.
- “Regjim i brendshëm”, janë mjediset e banimit të dënuarve dhe të të paraburgosurve, mjediset e punës, mjediset e veprimtarive profesionale e kulturore dhe ato të përbashkëta.
- “Regjim i jashtëm”është hapësira ndërmjetmurit rrethues dhe rrethimit perimetrik, si dhe hapësira e sigurisë jashtë rrethimit perimetrik.
- “Lirim nga Policia e Burgjeve”, është ndërprerja e marrëdhënies juridike e punës dhe administrative të punonjësit të Policisë së Burgjeve me institucionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
- “Largim nga Policia e Burgjeve” është ndërprerja e marrëdhënies juridike e punës dhe administrative të punonjësit të policisë me institucionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pa të drejtë rikthimi në Policinë e Burgjeve.
- “Masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në IEVP”, është tërësia e veprimeve të ligjshme, të cilat duhet të kryhen nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
- “Pajisje kufizuese” janë pajisjet që përdor Policia e Burgjeve në situata të veçanta, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
- “Siguri dinamike” janë masat e marra për të garantuar sigurinë e të dënuarve dhe të paraburgosurve në përputhje me nivelin e rrezikshmërisë, vlerësimin e faktorëve kriminogjenë dhe informacionet e sigurisë.
- “Armë”, konsiderohet çdo mjet ose instrument, sipas kuptimit dhe kategorizimit të parashikuar në ligjin nr. 74/2014, “Për armët”.
- “Gatishmëri”, konsiderohet gjendja në të cilën punonjësit e Policisë së Burgjeve mobilizohen dhe marrin masatë menjëhershme, për ruajtjen e sigurisë fizike dhe personale në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
- “Situatë emergjente” për qëllime të këtij ligji është një situatë e rrezikshme që përbën një kërcënim serioz, që ndikon ose mund të ndikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi, në jetën dhe/apo shëndetin e të dënuarve dhe që, në bazë të të dhënave të besueshme, rezulton se nuk mund të përballohet brenda kufijve normalë të menaxhimit e të administrimit të institucionit .
Neni 4
Statusi i Policisë së Burgjeve
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve gëzon status të veçantë, sipas këtij ligji. Parashikimet e legjislacionit për shërbimin civil, zbatohen për aq sa nuk bie në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji.
- Statusi i Policisë së Burgjeve nuk ndryshon në gjendje lufte, gjendje të jashtëzakonshme apo fatkeqësie natyrore.
KREU II
PARIMET E ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I POLICISË SË BURGJEVE
SEKSIONI I
PARIMET E USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË
Neni 5
Ligjshmëria e veprimtarisë
- Policia e Burgjeve garanton rendin dhe sigurinë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe gjatë shoqërimit apo transferimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Në ushtrimin e detyrës Policia e Burgjeve siguron respektimin e të drejtave dhe lirive të të paraburgosurve dhe të dënuarve, të cilat mund të kufizohen vetëm në rastet dhe mënyrat e parashikuara në ligj.
Neni 6
Objektiviteti dhe barazia
- Policia e Burgjeve siguron trajtim të barabartë, objektiv dhe pa paragjykim për tëgjithë personat e dënuar dhe të paraburgosur, pavarësisht gjinisë,racës, fesë, etnisë, gjuhës, bindjeve politike, fetare a filozofike, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjendjesekonomike, pronës, arsimimit, lindjes, aftësisë së kufizuar, origjinës shoqërore, përkatësisë prindërore ose për arsye tëtjera.
- Punonjësit e Policisë së Burgjeve ushtrojnëtrajtim favorizues ndaj grave, të miturve dhe personave të tjerë, që kanë nevojë për mbrojtje dhe kujdes të veçantë.
Neni 7
Respektimi i rregullave të etikës dhe sjelljes profesionale
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve duhet të ruajë në çdo kohë nderin dhe dinjitetin e profesionit të tij dhe të sillet në mënyrë profesionale, në përputhje me ligjin dhe rregullat e etikës.
Neni 8
Kontrolli dhe llogaridhënia
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve është i detyruar të zbatojë urdhrat e dhëna nga eprorët, sipas shkallës funksionale dhe, në raporte të barabarta, sipas hierarkisë së gradës. Urdhrat duhet të jepen në përputhje me detyrën funksionale, si dhe të mos jenë në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe me dinjitetin e personit, të cilit i drejtohen.
- Në rast të një urdhri haptazi të paligjshëm, punonjësi i Policisë së Burgjeve ka detyrimin ligjor të mos zbatojë urdhrin dhe të raportojë menjëherë, paligjshmërinë e urdhrit pranë eprorit të drejtpërdrejtë të urdhërdhënësit dhe organeve përgjegjëse për kontrollin e ligjshmërisë nga Policia e Burgjeve.
- Në mungesë të eprorit të drejtpërdrejtë, në raste urgjente dhe kur nuk ka mundësi të komunikohet me eprorë më të lartë, funksionari me gradë më të lartë ka të drejtën e urdhrit ndaj funksionarëve të barabartë ose më të ulët.
Neni 9
Vazhdimësia e karrierës
- Punonjësi iPolicisësë Burgjeve katëdrejtën e garantimit tëkarrierës, mirëqenies dhe vazhdimësisë në detyrë.
Neni 10
Konfidencialiteti i të dhënave
- Personeli i Policisë së Burgjeve gjatë ushtrimit të detyrës, është i detyruar të ruajë konfidencialitetin dhe sekretin shtetëror dhe hetimor për fakte për të cilat vihet në dijeni, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ruajtjen e sekretit shtetëror dhe hetimor.
- Personelit të Policisë së Burgjeve i ndalohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që cenojnë dinjitetin dhe jetën private të personave të dënuar dhe të paraburgosur, të drejtat e të miturve, si dhe të dhëna me karakter konfidencial ose të rezervuar.
- Punonjësit e Policisë së Burgjeve kanë detyrimin ligjor të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave për faktet, për të cilat vihet në dijeni në përputhje me paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni edhe pasi ka ndërprerë marrëdhëniet e punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ruajtjen e sekretit shtetëror dhe hetimor.
SEKSIONI II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I POLICISË SࣿË BURGJEVE
Neni 11
Organizimi i Policisë së Burgjeve
- Policia e Burgjeve funksionon si strukturë administrative e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që ndjek dhe realizon ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe gjatë transferimeve e shoqërimeve të të paraburgosurve dhe të dënuarve në gjykata e institucione të tjera, në përputhje me ligjin, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
- Struktura dhe organika e Policisë së Burgjeve, miratohet si pjesë përbërëse e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me urdhër të Kryeministrit, në bazë të propozimit të Ministrit të Drejtësisë.
- Shërbimet e brendshme mbështetëse, funksionet e menaxhimit financiar dhe ato të auditimit të brendshëm për Policinë e Burgjeve, kryhen nga strukturat përgjegjëse administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Neni 12
Përgjegjësitë e Policisë së Burgjeve
1. Policia e Burgjeve, në ushtrimin e veprimtarisë së saj, ka këto detyra:
- garanton sigurinë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe në institucionet ku shoqërohen apo transferohen të dënuarit me burg dhe të paraburgosurit;
- merr masat e sigurisë për zhvillimin e veprimtarive të paraburgosurve dhe të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale;
- kujdeset për shoqërimin dhe sigurinë fizike të të paraburgosurve dhe të dënuarve, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale penale;
- zbaton rregullat e sigurisë gjatë shoqërimit apo transferimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve nga një institucion në një tjetër;
- zbaton rregullat e sigurisë gjatë shoqërimit transferimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve për zhvillimin e seancave gjyqësore;
- siguron ruajtjen e personave të paraburgosur dhe të dënuar në spitale publike dhe private;
- merr masa për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të personave të paraburgosur dhe të dënuar, si dhe të institucionit, në raste të jashtëzakonshme dhe të fatkeqësive natyrore;
- kontrollon për sende të ndaluara të paraburgosurit dhe të dënuarit, regjimin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe personelin e personat që hyjnë dhe dalin në regjimin e brendshëm;
- siguron shërbimin e ruajtjes fizike të objekteve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
- vepron vetëm ose bashkëpunon me Policinë e Shtetit, ose struktura të tjera në përballimin e situatave të jashtëzakonshme.
2. Përcaktimi i ruajtjes fizike të objekteve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, miratohet me urdhër ministri.
Neni 13
Mbajtja dhe përdorimi i armëve dhe mjeteve të tjera
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve, gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, ka të drejtë të mbajë armë dhe pajisje të tjera kufizuese, vetëm në rastet e sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve ndalohet të përdorë armë brenda regjimit të brendshëm të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, përveçse në rastet e emergjencave operacionale.
- Në çdo rast, ndalohet përdorimi i zinxhirëve dhe i hekurave. Përdorimi i pajisjeve të tjera kufizuese në regjimin e brendshëm të institucionit, lejohet vetëm në raste të veçanta, me qëllim:
- garantimin e sigurisë së institucionit, të sigurisë fizike personale, apo shëndetit të vetë të paraburgosurit dhe të dënuarit;
- parandalimin e arratisjes;
- Përdorimi i pajisjeve të tjera kufizuese lejohetedhe gjatë një transferimi apo shoqërimi , me kusht që ato të hiqen kur i dënuari apo i paraburgosuri del përpara një organi gjyqësor ose administrativ, me përjashtim të rasteve kur organet e procedimit vendosin ndryshe.
- Përdorimi i armëve dhe pajisjeve të tjera kufizuese sipaspikave 1, 2 dhe 3 të këtij neni,lejohet vetëm pasi punonjësi i Policisë së Burgjeve të ketë përfunduar me sukses trajnimin e detyruar përpërdorimin e mjeteve të forcës, sipas rregullave të përcaktuara në Rregulloren e Personelit.
- Në vendet ku qëndrojnë të miturit e dënuar dhe të paraburgosur, mbajtja dhe përdorimi i pajisjeve kufizuese nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, bëhen në përputhje me rregullat e parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.
- Rregulla të hollësishme për llojet e armëve, pajisjeve kufizuese, rastet dhe mënyrën e përdorimit të tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 14
Përdorimi i forcës
- Punonjësi i Policisë Burgjeve nuk përdor forcë ndaj personave të dënuar dhe të paraburgosur, me përjashtim të rasteve kur ky veprim është i nevojshëm për vetëmbrojtje,për të ndaluar aktet e dhunshme, tentativat e largimit nga institucioni, ose në rast të rezistencës aktive apo pasive ndaj një urdhri të ligjshëm. Në këto raste, forca përdoret si mjet i fundit dhe nuk ka karakter ndëshkues.
- Masa e forcës së përdorur është minimumi i mundshëm dhe përdoret në kohën më të shkurtër të mundshme. Në çdo rast ndalohet përdorimi i forcës për qëllime trajtimi çnjerëzor ose degradues.
- Përdorimi i armëve dhe mjeteve të tjera kufizuese gjatë ushtrimit të forcës kryhet në mënyrë tëpërshkallëzuar dhe në proporcionme situatën dhe nivelin e riskut, me të cilin punonjësi i Policisë së Burgjeve përballet.
- Personeli, që merret drejtpërdrejt me të burgosurit, trajnohet për teknikat, që e bëjnë të mundur përdorimin minimal të forcës, për të kthyer vetëkontrollin tek të burgosurit agresivë.
- Përdorimi i forcës ndaj të miturve të dënuar dhe të paraburgosur, bëhet sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
- Rregulla të hollësishme për mënyrat, teknikat dhe masat e përdorimit të forcës, përcaktohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Në raste të veçanta, kur cenohet siguria dhe veprimtaria në sistemin e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, Policia e Burgjeve bashkëpunon me strukturat e tjera, që veprojnë në fushën e rendit dhe të sigurisë.
- Për rastet kur punonjësit e strukturaveqë veprojnë në fushën e rendit dhe të sigurisë, hyjnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të trajtuar konflikte, nga strukturat përkatëse zbatohet marrëveshja e lidhur ndërmjet Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Brendshëm. Në marrëveshje parashikohen kushtet dhe masa e të drejtave, që kanë punonjësit e secilës strukturë, llojet e ndryshme të forcës, rrethanat kur përdoret çdo lloj force, niveli i nevojshëm i kompetencave përpara se të përdoret forca dhe raportet, që duhet të përgatiten pas përdorimit të forcës.
Neni 15
Kontrolli
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve ushtron kontroll në mjedise, si dhe ndaj:
- personave të dënuar apo të paraburgosur;
- personave që hyjnë në regjim dhe kanë statusin e vizitorit;
- personelit të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
- Kontrollet personale kryhen nga punonjës të së njëjtës gjini me personin e kontrolluar, duke siguruar jo më pak se dy punonjës.
- Në çdo rast, ndalohet kontrolli i anësive ndaj personave të kontrolluar. Kontrolli i anësive bëhet vetëm nga mjeku i burgut, sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
- Kontrolli i të miturve, të dënuar ose të paraburgosur, bëhet sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
- Në të gjitha rastet e hyrjeve dhe të kontrolleve në mjedise, punonjësi i policisë harton një raport, ku jepen arsyet e hyrjes, të kryerjes së kontrollit dhe rezultatet e tij.
- Rregulla të hollësishme për rastet, llojin dhe mënyrën e ushtrimit të kontrolleve, parashikohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve. Procedurat për kontrollin e vizitorëve profesionist, të tillë si përfaqësuesit ligjorë, punonjësit socialë dhe mjekët e institucionit, parashikohen në Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve nëpërmjet konsultimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me organet përkatëse profesionale, duke pasur parasysh garantimin e një balance ndërmjet sigurisë fizike e personale dhe të drejtës së aksesit profesional konfidencial.
Neni 16
Kalimi në gatishmëri
- Të drejtat e të paraburgosurit dhe të dënuarve mund të kufizohen ose të hiqen përkohësisht në grup, me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë, në atë masë dhe për aq kohë sa përcaktohet në urdhër dhe vetëm në rastet e:
- gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur me ligj;
- situatës emergjente;
- gjendjes së luftës;
- gjendjes së emergjencës në përputhje me legjislacionin për emergjencat civile;
- rreziqeve potenciale për jetën dhe shëndetin e të paraburgosurit dhe të dënuarve;
- sulmeve të armatosura nga jashtë institucionit.
- Me konstatimin apo marrjen dijeni të ekzistencës së situatave të parashikuara nga pikën 1të këtij neni, punonjësit e Policisë së Burgjeve kalojnë në gatishmëri.
- Kalimi në gatishmëri i Policisë së Burgjeve bëhet me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, i cili duhet të përcaktojë masat që i përgjigjen nivelit të sigurisë në institucion, si dhe nivelin eklasifikimit të gatishmërisë, në përputhje me vlerësimin e rrezikut të situatave të parashikuara në pikën 1, të këtij neni.
- Në rastet urgjente dhe në pamundësi të ndjekjes së procedurës së parashikuar në pikën3, të këtij neni, drejtori i Policisë së Burgjeve dhe në mungesë të tij zëvendësi, ka të drejtë të urdhërojë kalimin e menjëhershëm në gatishmëri, me kusht që jo më vonë se 24 orë të marrë miratimin e Ministrit të Drejtësisë.
KREU III
TࣿË DREJTAT DHE DETYRIMET E POLICISË SË BURGJEVE
Neni 17
Trajtimi financiar
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve, ka përparësi në trajtimin financiar, ku përfshihen:
- paga mujore, e cila përbëhet nga paga për gradë, shtesë për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe shtesë për natyrë të veçantë pune;
- kompensimi për privacionet që i krijohen punonjësit të policisë së burgjeve për largësi nga vendbanimi, sipas kostos së transportit publik, strehimin dhe paga për papunësinë e bashkëshortit/es;
- trajtimi me ushqim për punonjësit e Policisë së Burgjeve;
- ndihma e menjëhershme financiare në rast të dëmtimit të rëndë të pronës, për shkak të detyrës, sipas akteve të vlerësimit të dëmit.
- ndihma e menjëhershme financiare në rastet e sëmundjeje të rëndë akute;
- ndihma financiare në rast sëmundjeje të rëndë kronike.
- Procedurat e trajtimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësit të Policisë së Burgjeve, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Për aq sa nuk është e parashikuar në këtë ligj, punonjësit e Policisë së Burgjeve, kanë të drejtën e përfitimit sipas legjislacionit në fuqi për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë.
- Ministri i Drejtësisë dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale përcaktojnë me udhëzim llojet e sëmundjeve dhe shkallën e rëndësisë së sëmundjes në bazë të së cilës, përfitohet ndihma financiare, si edhe sasinë e ndihmës dhe mënyrën e përfitimit.
Neni 18
Trajtimi i familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës
1. Kur punonjësi i policisë humb jetën në krye apo për shkak të detyrës, pjesëtarët e familjes përfitojnë trajtim ekonomik e financiar, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve.
Neni 19
Kredia për strehim
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve përfiton kompensim të interesave të kredisë për strehim, me një interes mbi masën 3 për qind.
- Rimbursimi i interesave të kredisë ndërpritet për punonjësin e Policisë së Burgjeve vetëm në rastin kur ai/ajo largohet nga Policia e Burgjeve.
- Kriteret për përfitimin e kompensimit të interesave të kredisë për strehim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 20
Mbrojtja e veçantë
- Policia e Shtetit siguron mbrojtje të veçantë fizike për punonjësit e Policisë së Burgjeve të cilëve u rrezikohet jeta, familja dhe prona për shkak të detyrës.
- Në situata emergjente kur për shkak të detyrës që kryen ose ka kryer, punonjësi i Policisë së Burgjeve, familja ose pasuria e tij, rrezikohen nga veprime të paligjshme, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë i ofrohet mbrojtje e veçantë nga strukturat e Policisë së Burgjeve.
- Kushtet dhe mënyra e mbrojtjes së veçantë për punonjësit e Policisë së Burgjeve, sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen meudhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe ministrit përgjegjës për punët e brendshme
Neni 21
Kujdesi për gratë shtatzëna
- Punonjëset shtatzëna ose më fëmijë në gji, nuk mund të punësohen në punë ose shërbime që mund të dëmtojnë shëndetit e tyre dhe të fëmijës.
- Nuk lejohet puna e natës për punonjëset e parashikuara në pikën 1, të këtij neni.
- Këshilli i Ministrave cakton sektorët e shërbimeve policore që dëmtojnë shëndetin e nënës dhe të fëmijës, rregullat e veçanta për kushtet e punës për punonjëset që janë shtatzëna, si dhe rastet kur lejohet puna e natës për punonjëset e policisë dhe nënat me fëmijë në gji.
Neni 22
E drejta për pushim
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve gëzon të drejtën e pushimit javor, pushimit vjetor të paguar dhe të pushimeve të tjera të paguara të përcaktuara në këtë ligj dhe në akte të tjera ligjore në fuqi.
- Kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar për punonjësit e rolit madhor dhe të lartë është 45 ditë kalendarike,për rolin të mesëm 40 ditë kalendarike, ndërsa për punonjësit e rolit bazë është 30 ditë kalendarike.
- Kur punonjësi i Policisë së Burgjeve, për shkak të detyrës, nuk e kryen lejen e pagueshme vjetore, paga për lejen e pakryer i jepet jo me vonë se muaji mars i vitit pasardhës.
- Kur punonjësi i policisë, gjatë kryerjes së lejes së pagueshme vjetore, për arsye shëndetësore bëhet i paaftë për punë dhe këtë e vërteton me raport mjekësor, njofton strukturën përgjegjëse dhe pushimi vjetor i zgjatet për atë periudhë kohe.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve, përveç pushimeve të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, ka të drejtën e pushimit të paguar edhe për rastet e martesës, lindjes së fëmijës, sëmundjes së rëndë ose vdekjes së bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijës, prindërve, vëllezërve dhe motrave, pësimit të dëmtimeve nga fatkeqësitë natyrore, ndërrimit të banesës, ndërrimit të vendbanimit të përhershëm për shkak të detyrës, përgatitjes dhe mbrojtjes së titujve pas universitarë për punën që kryejnë.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtë që, në raste të veçanta, të kërkojë leje pa të drejtë page, për arsye shëndetësore, personale, për fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten ose prindërit. Kohëzgjatja maksimale e të gjitha lejeve të papaguara brenda një viti kalendarik nuk mund të jetë më e gjatë se kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar.
- Kriteret për dhënien dhe kohëzgjatjen e pushimeve, të parashikuara në pikat 5 dhe 6 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 23
Të drejtat politike
- Policia e Burgjeve funksionon si një strukturë e depolitizuar.
- Personeli i Policisë së Burgjeve nuk mund të jetë anëtarë të partive politike.
- Personeli i Policisë së Burgjeve nuk duhet të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politike, përveçse në rastet që nuk lidhen me kohën dhe ushtrimin e funksioneve publike.
Neni 24
E drejta e anëtarësimit në sindikata
- Punonjësi i Policisë së Burgjevekatë drejtën e pjesëmarrjes në sindikataqë kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të tyre në marrëdhënien e punës.
- Marrëdhëniet ndërmjet sindikatave dhe punonjësve të Policisë së Burgjeve, rregullohen nëpërmjet statutit të Sindikatës dhe Kartës të së drejtave dhe detyrimeve që pranon çdopunonjës i Policisë së Burgjeve kur anëtarësohet.
- Të drejtat minimale të punonjësve të Policisë së Burgjeve rregullohen nëpërmjet kontratës kolektive të lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sindikatave përkatëse.
Neni 25
Ndalimi i grevës
Punonjësit të Policisë së Burgjeve i ndalohet e drejta e grevës.
Neni 26
Kufizimi i të drejtës së lëvizjes
- Punonjësit të Policisë së Burgjeve, i lejohet të dalëpër qëllime shërbimi, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë vetëm me miratim të titullarëve si më poshtë:
- Për punonjësin e rolit bazëme miratimin e drejtorit të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, duke njoftuar shefin e sigurisë së institucionit ku punonjësi ushtron detyrën.
- Për punonjësin e rolit të mesëm, me miratim e drejtorit të institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale, duke njoftuar Drejtorin e Policisë së Burgjeve.
- Për punonjësit e rolit të lartë, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm.
Neni 27
Detyrimi i përgjegjshmërisë dhe refuzimit të urdhrave të paligjshëm
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e çdo veprimi apo mosveprimi të tij, gjatë ushtrimit të detyrës.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve ka detyrimin të veprojë në përputhje me urdhrat e marra nga eprorët hierarkikë, sipas ligjit dhe rregullave të brendshme të institucionit.
- Në rast se punonjësi i Policisë së Burgjeve e vlerëson urdhrin verbal të paligjshëm, ai kërkon nga eprori i tij që urdhri të jepet edhe me shkrim.
- Në rast se punonjësi i Policisë së Burgjeve, edhe pas zbatimit të procedurës së parashikuar në pikën 3 të këtij neni, nga komunikimi i urdhrit deri në dhënien me shkrim të tij, vazhdon të ketë dyshime për paligjshmërinë e urdhrit të eprorit, ai nuk e zbaton atë, por informon pa vonesë eprorin e personit që ka dhënë urdhrin dhe kërkon konfirmimin e tij me shkrim.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve ka detyrimin të vërë në dijeni pa vonesë organet përkatëse të kontrollit të ligjshmërisë së veprimtarisë së Policisë së Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë nëse urdhri i dhënë me shkrim në përputhje me pikën 4, të këtij neni,është në mendimin e tij i paligjshëm. Kontaktet e punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët duhen kontaktuar në rastet e urdhrave të konsideruar të paligjshëm, afishohen pranëçdo IEVP-je.
- Në rastet kur urdhri, që konsiderohet i paligjshëm nga urdhërmarrësi, ka të bëjë me trajtimin dhe të drejtat themelore tëpersonave tëdënuarme burgim dhe tëparaburgosur, punonjësit e Policisë sëBurgjeve, që kanë dijeni për të, kanë detyrimin të njoftojnë krahas strukturave të Ministrisë së Drejtësisë, edhe Avokatin e Popullit.
- Në çdo rast, mosrespektimi i detyrimeve dhe procedurave që burojnë nga ky nen, nga punonjësi që ka dhënë, konfirmuar, apo zbatuar urdhrin, në rast se nuk përbën vepër penale, përbën shkak për fillimin e procedimit disiplinor.
Neni 28
Mbajtja e simboleve gjatë ushtrimit të detyrës
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve detyrohet të përdorë uniformën, shenjat dhe simbolet e Policisë së Burgjeve vetëm gjatë kryerjes së detyrës dhe në përputhje me rregullat përkatëse ligjore.
- Flamuri, stema, uniforma, si dhe ngjyrae shenjat në mjetet e Policisë së Burgjeve, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
KREU IV
MARRËDHËNIET E PUNËS, PRANIMI NË POLICINË E BURGJEVE DHE TRAJTIMI I PERSONELIT
Neni 29
Marrëdhëniet e punës
- Marrëdhëniet e punës në Policinë e Burgjeve bazohen në parimet e shanseve të barabarta, meritës, aftësive profesionale e mosdiskriminimit dhe pranimikryhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës transparent e të drejtë.
- Rregullat dhe procedurat për marrëdhëniet e punës, trajnimit, ecurisë në karrierë dhe ndërprerjes së marrëdhënies së punës përcaktohen në Rregulloren e Personelit, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë.
Neni 30
Kriteret për pranimin në Policinë e Burgjeve
- Ka të drejtë të konkurrojë për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve çdo person, që plotëson kriteret e mëposhtme:
- është shtetas shqiptar;
- ka zotësi të plotë për të vepruar;
- është në kushte shëndetësore dhe fizike që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- ka mbaruar arsimin e mesëm;
- nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë për një krim;
- është person me figurë të pastër morale dhe me integritet shoqëror.
- të mos jetë larguar nga puna për shkelje të disiplinës;
- të mos jetë larguar nga institucione të tjera të sigurisë për veprime që cenojnë figurën e punonjësit të institucionit, apo për arsye që kanë të bëjnë përfitime financiare tëjashtëligjshme;
- të jetë nën moshën 35 vjeç;
- të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit për shkak të vlerësimeve kalimtare, ose periodike të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit e Policisë së Shtetit.
- Personeli në institucion duhet të ketë një balancim të drejtë mes burrave dhe grave dhe të mbajë parasysh nevojat specifike që ka institucioni.
- Pranimi në Policinë e Burgjeve bëhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur, që bazohet në vlerësimin e aftësive profesionale të kandidatëve nëpërmjet një konkurrimi kombëtar, që përfshin një testim të shkruar, një testim me gojë dhe çdo formë tjetër të përshtatshme të verifikimit të aftësive, si dhe vlerësimin e aftësive fizike dhe profesionale të kandidatit.
Neni 31
Trajnimi
- Kandidati, i cili përzgjidhet për t’u pranuar si punonjës i Policisë së Burgjeve, duhet të kryejë trajnimin bazë të Policisë së Burgjeve në përputhje me Rregulloren e Personelit. Pas përfundimit të trajnimit i nënshtrohet një periudhe prove njëvjeçare, në përfundim të së cilës konfirmohet ose jo si punonjës i Policisë së Burgjeve.
- Pas emërimit në pozicionin përkatës, punonjësi i Policisë së Burgjeve detyrohet të ndjekë trajnimin vazhdues të përmirësimit të aftësive profesionale të Policisë së Burgjeve, në përputhje me Rregulloren e Personelit.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve i nënshtrohet një sistemi vlerësimi vjetor, për mbarëvajtjen e tij në punë, dhe përfitimin e njohurive shtesë.
Neni 32
Emërimi i punonjësve të Policisë së Burgjeve
- Punonjësit e rolit bazë dhe të mesëm emërohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mbi bazën e propozimit me shkrim të Drejtorit të Policisë së Burgjeve.
- Punonjësit e rolit të lartë drejtues emërohen nga Ministri i Drejtësisë, bazuar në propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Neni 33
Kriteret për emërimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve
1. Drejtor i Policisë së Burgjeve mund të emërohet personi që plotëson kriteret e mëposhtme:
- është shtetas shqiptar;
- ka zotësi të plotë për të vepruar;
- është në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- ka arsim të lartë;
- nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë;
- mban gradën Drejtues
Neni 34
Emërimi dhe lirimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve
Drejtori i Policisë së Burgjeve emërohet dhe lirohet nga Ministri i Drejtësisë, në bazë të propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm i Burgjeve.
KREU V
TRANSFERIMI, LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NË DETYRË
Neni 35
Transferimi
1. Transferimi i punonjësit të Policisë së Burgjeve mund të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me propozimin me shkrim të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, vetëm për nevoja dhe në interes të punës.
2. Transferimi, si rregull, bëhet me pëlqimin e punonjësit.
3. Punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, që nuk japin pëlqimin për transferim, paraqiten në detyrë, por mund të ankohen respektivisht te Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët shqyrtojnë ankesën dhe shprehen përfundimisht brenda 30 ditëve.
Neni 36
Komandimi
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve mund të komandohet me propozimin me shkrim të Drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për mbarëvajtjen ose për përballimin e mbingarkesës së punës në sistemin e burgjeve. Periudha e komandimit nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.
- Gjatë kohës së komandimit, punonjësit i ruhet vendi i punës, ku merr edhe pagën.
- Në rastet kur fjetja, transporti dhe ushqimi nuk i sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, punonjësi i komanduar trajtohet sipas trajtimit financiar të parashikuar në neni 17 të këtij ligji.
KREU VI
KLASIFIKIMI I POZICIONEVE NË POLICINË E BURGJEVE
Neni 37
Klasifikimi
- Pozicionet në Policinë e Burgjeve klasifikohen sipas roleve, gradave, si dhe natyrës së pozicionit përkatës. Klasifikimi bazohet në përshkrimin e punës të çdo pozicioni.
Neni 38
Rolet në Policinë e Burgjeve
- Rolet në Policinë e Burgjeve pasqyrojnë nivelin e organizimit, të drejtimit, kontrollit dhe kryerjes së detyrave, si dhe tregojnë pozitën e punonjësve të Policisë së Burgjeve.
- Rolet ndahen në këto kategori:
- roli i lartë;
- roli i mesëm;
- roli bazë.
Neni39
Gradat në Policinë e Burgjeve
- Secila nga kategoritë, e parashikuara në nenin 38, klasifikohet në grada, të cilat shprehin pozitën, që ka punonjësi në strukturën hierarkike të Policisë së Burgjeve.
- Gradat për punonjësin e rolit të lartë, janë:
- Drejtues i lartë (drejtor i policisë)
- drejtues;
- Gradat për punonjësin e rolit të mesëm janë:
- kryekomisar;(shef i sigurisë)
- komisar;
- Gradat për punonjësin e rolit bazë janë:
- inspektor;
- nën inspektor;
- aspirant policie.
Neni 40
Hierarkia e roleve dhe e gradave
- Hierarkia ndërmjet punonjësve të Policisë së Burgjeve në role përcaktohet brenda rolit nga grada më e lartë në gradën më të ulët dhe ndërmjet roleve nga roli më i lartë te roli më i ulët.
- Hierarkia e punonjësve të Policisë së Burgjeve me të njëjtën gradë përcaktohet nga funksioni, ndërsa për funksione të njëjta përcaktohet nga vjetërsia në gradë.
Neni 41
Marrja e gradës
- Marrja e gradës nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, nënkupton ngritjen e tij në detyrë, sipas funksioneve korresponduese për çdo gradë.
- Grada Drejtues i Lartëjepet me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, me emërimin në detyrë.
- Grada Drejtues, jepet me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, bazuar në propozimin e komisionit të vlerësimit pranë Ministrisë së Drejtësisë.
- Marrja e gradës për punonjësin e rolit të mesëm Komisar dhe Kryekomisar bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me propozim të komisionit të vlerësimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme.
- Marrja e gradës për Rolin Bazë jepen nga Drejtori i Policisë së Burgjeve, me propozim të komisionit të vlerësimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme.
- Numri i përllogaritur për vendet e lira njoftohet brenda datës 31 mars të çdo viti.
Neni 42
Komisionet e vlerësimit
- Komisionet e vlerësimit për dhënien e gradave për rolin bazë, të mesëm të lartë, propozojnë dhënien e gradave përkatëse, në bazë të vlerësimit të kritereve të parashikuara në këtë ligj për marrjen e gradës.
- Përbërja dhe funksionimi i komisionit të vlerësimitpër dhënien e gradave, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
- Përbërja dhe funksionimi i komisionit të vlerësimit për dhënien e gradave, për rolin lartë, përcaktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.
Neni 43
Ecuria në gradë
- Ecuria në gradë nga “Nën-inspektor” deri në “Drejtues” bëhen kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
- është plotësuar koha e qëndrimit në gradë;
- ka përfunduar me sukses trajnimi profesional për marrjen e gradës së radhës;
- ka vlerësim vjetor pozitiv të punës, për periudhën që ka qëndruar në gradën që mban.
ç) është shpallur fitues në procedurat konkurruese për ngritjen në gradë.
- Grada “Aspirant” i jepet punonjësit të rolit bazë që në çastin e fillimit të punës, pas përfundimit me sukses te periudhës së kursit bazë të trajnimit.
- Punonjësit i lind e drejta të aplikojë për të konkurruar në procesin e përzgjedhjes, nga momenti i marrjes së gradës, në rast se ka vende të lira, pas plotësimit kritereve të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, sipas afateve të mëposhtme:
a) Punonjësit e rolit bazë:
i) nga “Aspirant” në “Nën-inspektor” 1 vit
ii) nga “N/Inspektor” në “Inspektor” 3vjet
iii) nga “Inspektor”, në “Komisar”, 7 vjet
b) Punonjësit e rolit të mesëm:
i) nga “Komisar” në “Krye-komisar”, 5 vjet
c) Punonjësit e rolit të lartë:
i) nga “Krye-komisar” në “Drejtues”, 5 vjet
- Në vjetërsinë, për efekt grade, llogaritet koha, gjatë të cilës punonjësi ka kryer shërbim aktiv në strukturat e Policisë së Burgjeve dhe institucione të tjera ligj zbatuese.
- Procedurat për kryerjen e trajnimit përkatës të ngritjes në gradë, përcaktohen në Rregulloren e Personelit të Policisë së Burgjeve, e cila duhet të përmbajë përbërjen e komisionit të testimit, kriteret për të aplikuar dhe procedurat e aplikimit.
Neni 44
Përcaktimi i gradave në funksion
Punonjësit e rolit bazë mbajnë gradat:
- Aspirant, janë punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë gjatë periudhës së provës.
- Nëninspektor, janë punonjësit e rolit ekzekutiv në detyra mbikëqyrje.
- Inspektor, janë punonjësit e rolit bazë me funksione ekzekutive dhe kontrollues.
Punonjës të nivelit të mesëm:
a) komisar janë punonjës të rolit të mesëm me funksione menaxhimi dhe drejtimi brenda IEVP-së;
b) krye-komisar janë punonjës të rolit të mesëm, me funksionin më të lartë drejtues për sigurinë në IEVP, specialist i policisë në DPB dhe trajner;
Punonjës të rolittë lartë:
a) drejtues, janë përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe drejtues i qendrës së trajnimit.
b) Drejtues i lartëështë Drejtori i Policisë së Burgjeve.
Neni 45
Paraqitja e gradave
- Paraqitja, forma dhe ndërtimi i gradave miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, pas zhvillimit të një procesi konkurrimi për dizenjimin e tyre.
Neni 46
E drejta e ankimit
- Në rastet kur punonjësi i rolit bazë dhe të mesëm vëren shkelje të rregullave për ecurinë në gradë, ai ka të drejtë të ankohet te Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
- Në rastet kur punonjësi i rolit të lartë vëren shkelje të rregullave për ecurinë në gradë, ai ka të drejtë të ankohet te Ministri i Drejtësisë, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
KREU VII
PROCEDURAT DISIPLINORE
Neni 47
Masat disiplinore
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve mban përgjegjësi administrative për veprimet ose mosveprimet e tyregjatë ushtrimit të detyrës apo për shkak të saj, që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nëse ato nuk përbëjnë vepër penale. Në këtë rast, ndaj tij mund të jepet njëra nga këto masa disiplinore:
- vërejtje me shkrim;
- vërejtje me paralajmërim
c) shtyrje e afatit të ngritjes në gradë për 1 vit;
ç) largim nga Policia e Burgjeve.
- Masa disiplinore duhet të jetë në përputhje me shkeljen e kryer, pasojat e ardhura prej saj dhe shkallën e fajësisë.
- Efektet e masës disiplinore fillojnë pasi të jetë dhënë masa disiplinore nga organi kompetent,pas marrjes dijeni të saj nga personi ndaj të cilit është marrë kjo masë.
- Vendimi për masën disiplinore duhet t’i komunikohet me shkrim punonjësit të Policisë së Burgjeve brenda 5 ditëve pune nga marrja e saj, duke e vënë në dijeni njëkohësisht edhe për të drejtën e tij të ankimit për vendimin.
- Kategoritë dhe llojet e shkeljeve disiplinore, kriteret, rregullat, procedurat për dhënien e masave disiplinore, , si dhe përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të apelimit të punonjësve të Policisë së Burgjeve, përcaktohen në Rregulloren e Disiplinës, të miratuar me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë.
Neni 48
Procesi disiplinor
- Dhënia e masave disiplinore dhe shqyrtimi i tyre bëhen sipas një procedure, e cila garanton të drejtën për t’u vënë në dijeni, për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.
- Për çdo shkelje jepet vetëm një masë disiplinore. Për vendimin për marrjen e masës disiplinore njoftohet me shkrim i interesuari, për të cilin bëhet shënimi përkatës në dosjen vetjake.
Neni49
Autoritetet për dhënien e masave disiplinore
1. Autoritetet për dhënien e masave disiplinore janë:
a) në Drejtorinë e Policisë së Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kryesisht ose me propozimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, ndërsa në IEVP drejtori i IEVP-së kryesisht ose me propozimin e Shefit të Policisë, për masat disiplinore “Vërejtje me shkrim”.
b) Ministri, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për punonjësit e rolit të lartë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me propozimin me shkrim të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, për punonjësit e rolit të mesëm ,Drejtori i Policisë së Burgjeve me propozim të Drejtorit të IEVP-së për punonjësit e rolit bazë, për masën disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit”;
c) Ministri i Drejtësisë, me propozimin e të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për Drejtorin dhe përgjegjësit e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për masën disiplinore “Largim nga Policia e Burgjeve”;
ç) Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në bazë të propozimit me shkrim të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, për punonjësit e rolit bazë, për masën disiplinore “Largim nga Policia e Burgjeve”.
Neni 50
Ankimi
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve, ndaj të cilit merret një masë disiplinore, sipas shkronjave “a”dhe “b”, të pikës 1 të nenit 47të këtij ligji, ka të drejtë të ankohet tek eprori i punonjësit të policisë, që ka dhënë masën ndaj tij, brenda 5 ditëve nga data e marrjes dijeni për dhënien e masës disiplinore.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve, ndaj të cilit merret një masë disiplinore, sipas shkronjave “c” e “ç”të pikës 1, të nenit 47 të këtij ligji, ka të drejtë të ankohet me shkrim në komisionin e apelimit të masave disiplinore në Ministrinë e Drejtësisë, brenda 10 ditëve nga çasti i marrjes dijeni me shkrim, për dhënien e asaj mase.
Neni 51
Komisioni i apelimit të masave disiplinore
- Komisioni i apelimit të masave disiplinore krijohet dhe funksionon pranë Ministrisë së Drejtësisë.
- Komisioni i apelimit të masave disiplinore ka kompetencë për të lënë në fuqi masën disiplinore, kur e gjen të bazuar, ta shfuqizojë atë, ose të kërkojë rishikimin e saj nga autoriteti që ka dhënë masën.
3. Përbërja dhe funksionimi i komisionit caktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.
Neni 52
Afatet e shuarjes së masës disiplinore
- Masat disiplinore “Vërejtje me shkrim” dhe “Paralajmërim me shkrim” qëndrojnë në dosjen personale të punonjësit të Policisë së Burgjeve për një periudhë prej 6 muajsh, periudhë pas së cilës shuhen.
- Masat disiplinore “Shtyrje e afatit të ngritjes në gradë për 1 vit” qëndrojnë në dosjen personale të punonjësit të Policisë së Burgjeve për një periudhë prej një viti, nga data e përfundimit të ekzekutimit të masës, periudhë pas së cilës shuhen.
- Pas kalimit të periudhave të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, i gjithë dokumentacioni, që lidhet me masat disiplinore, të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të pikës 1, të nenit 47të këtij ligji, hiqen nga dosja personale të punonjësit.Këto të dhëna nuk mund t’i bëhen të ditura asnjë institucioni apo strukture pa lejen me shkrim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
- Masa disiplinore “Largim nga Policia e Burgjeve” qëndron përgjithmonë në dosjen personale të ish-punonjësit të Policisë së Burgjeve.
Neni 53
Pezullimi
Në rastet kur ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve fillon një procedim penal, pezullohet nga funksioni deri në përfundim të procesit penal me vendim të formës së prerë.
KREU VIII
PËRFUNDIMI I MARRËDHËNIEVE TË PUNËS NË POLICINË E BURGJEVE
Neni 54
Lirimi nga Policia e Burgjeve
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve lirohet nga detyra kur:
- deklarohet i paaftë nga ana shëndetësore me vendim të komisionit përgjegjës për përcaktimin e paaftësisë;
- i shkurtohet funksioni organik;
- punësohet në struktura të tjera të administratës publike;
- nuk kalon testimin në përfundim të kursit bazë të trajnimit;
- kërkon vetë të lirohet;
- Drejtori i Policisë së Burgjeve lirohet nga detyra për këto arsye:
- është i paaftë nga ana shëndetësore, për një periudhë deri në 6 muaj;
- jep dorëheqjen nga detyra;
- Punonjësit e rolit bazë dhe të mesëm lirohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mbi bazën e propozimit të Drejtorit të Policisë së Burgjeve.
- Punonjësi i rolit të lartë dhe madhor, lirohet nga Ministri i Drejtësisë, bazuar në propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Neni 55
Largimi nga Policia e Burgjeve
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve largohet nga detyra nëse dënohet me burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë, si dhe kur ndaj tij merret masa disiplinore e largimit nga Policia e Burgjeve.
- Drejtori i Policisë së Burgjeve largohet nga detyra për këto arsye:
- kur dënohet për një vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- ka kryer shkelje të rënda, duke cenuar rendin dhe sigurinë në institucione;
- Largimi i punonjësit të Policisë së Burgjeve bëhet me urdhër të titullarit kompetent për emërimin e tij, si dhe autoriteti kompetent për dhënien e masës disiplinore të largimit nga Policia e Burgjeve.
Neni 56
Trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhëniessë punës
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve, kur lirohet nga detyra, përfiton:
- pagesë kalimtare;
- pension të parakohshëm suplementar;
- pension shërbimi;
- pension suplementar pleqërie.
- vjetërsi në punë.
- Trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, sipas rasteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, bëhet në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë.
Neni 57
Përparësia për rikthim dhe pranim në strukturat e Policisë së Burgjeve.
- Punonjësi i Policisë së Burgjeve, që gjendet në pagesë kalimtare dhe që plotëson kushtet e kriteret për të vazhduar karrierën policore, nëse është liruar nga detyrapër shkak të riorganizimit,në çdo rast ka përparësi për t’u rikthyer në shërbim.
- Kanë përparësi për pranim në Policinë e Burgjeve shtetasit që kanë përvojë pune në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Forcat e Armatosura.
KREU IX
BASHKËPUNIMI ME SUBJEKTE TË TJERA
Neni 58
Informimi i publikut
- Policia e Burgjeve informon publikun dhe median për kryerjen e detyrave në fushën e rendit dhe sigurisë publike në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Policisë së Burgjeve i ndalohet që në njoftimet publike të komunikojë në mënyrë jo etike, të cenojë parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e mosdiskriminimit dhe dinjitetin e personave të dënuar dhe të paraburgosur, veçanërisht të të miturve.
- Punonjësit të Policisë së Burgjeve i ndalohet të prononcohet në media në mënyrë individuale për çështje të cilat kanë të bëjnë me detyrën.
Neni 59
Bashkëpunimi me institucionet e administratës shtetërore
- Në përmbushjen e përgjegjësive të saj, Policia e Burgjeve bashkëpunon me institucionet eadministratës shtetërore, me personat fizikëe juridikë.
KREU X
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 60
Aktet nënligjore zbatuese
- Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 13, pika 7, 14, pika 6, 17, pika 2, 19, pika 3, 21, pika 3, 22, pika 7, 28, pika 2, 29, pika 2 dhe 45të këtij ligji.
- Ngarkohet Ministri i Drejtësisë të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 16, pika 3, 47, pika 5 dhe 51, pika 3, të këtij ligji.
- Ngarkohen Ministri i Drejtësisë dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale të nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të nenit 17, pika 4 të këtij ligji.
- Ngarkohen Ministri i Drejtësisë dhe ministri përgjegjës për punët e brendshmetë nxjerrin aktin nënligjor në zbatim të nenit 20, pika 3 të këtij ligji.
Neni 61
Shfuqizime
Ligji nr. 10032, datë 11.12.2008, “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Neni 62
Hyrja në fuqi
Ky ligj në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
GRAMOZ RUÇI