Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Historia e Flavios nga Rusia që ndihet shqiptar në Tiranë

16:20 / February 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flavio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veaceslav Zyka, është djali i dy prindërve rusë që ka lindur në Moldavi. Pas disa ngjarjeve në familje, ishte historia e nënës së tij dhe babait birësues ajo që e solli Flavion në Shqipëri. Në atë kohë ishte 5 vjeç. Ai thotë se është shqiptar dhe se me Moskën e largët e lidh vetëm origjina e nënës.

Flavio: Unë origjinën nuk e kam shqiptare por ruse, pasi nëna imë është ruse. Unë kam lindur në Moldavi ku kam jetuar disa vjet me nënën atje. Më pas në 2005, vendosëm që vinim përgjithnjë këtu në Shqipëri dhe ky vend më ka pëlqyer menjëherë. Ishte si dashuri me shikim të parë, unë ndjehem shumë mirë këtu dhe kam përfunduar shkollën, kam shokë, shoqe dhe punoj këtu.

Gjuhën ruse e flet?

Flavio: Nuk është se e flas mirë, por arrij të kuptoj. Unë di shumë mirë rumanishten.

Ndihesh shqiptar apo rus?

Flavio: Të jem i sinqertë, unë ndjehem shqiptar.

Prindërit e tu janë nga Rusia, si erdhe në Shqipëri?

lavio: Kemi kaluar një kohë jo të mirë, mami shkoi në Greqi për të punuar dhe atje u dashurua me një shqiptar dhe që prej asaj dite ata janë të lumtur bashkë. Kështu erdhëm dhe në Tiranë.

Midis pasaportës ruse dhe asaj shqiptare, kë do të zgjidhje?

Flavio: Shqiptaren, pasi i njoh zakonet, traditën, gjuhën dhe historinë. Me Rusinë më lidh origjina e mamasë.

Djali rus thotë se nga Shqipëria mund ta largojë vetëm një arsye e madhe, planet për të ardhmen i ka të qarta. Pasi të përfundojë kursin për berber, kërkon të hapë sallonin e tij. / TCH

tirananews.al Veaceslav Zyka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqiponjat ‘gardh’ te Kuvendi, protestuesit sulmojnë me vezë efektivët e Policisë!

18:59 / September 8, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.