Udhëtimi nëpër botë duke qëndruar falas në shtëpitë e njerëzve të tjerë mund të tingëllojë shumë mirë për të qenë i vërtetë. Por një çift nga Norfolk i Anglisë ia ka dalë tashmë ta bëjë këtë.
Jonathan dhe Julie Ashworth, të cilët janë të dy në të 50-tat, shitën shtëpinë e tyre në vitin 2017 dhe tani i kalojnë ditët e tyre duke shëtitur në botë, derisa kujdesen për shtëpitë e njerëzve të tjerë dhe për kafshët e tyre në shtëpiake, në këmbim të akomodimit falas.
Aventurat e “qëndrimit në shtëpitë e të tjerëve” i kanë çuar ata në destinacione të tilla si në Francë, Tajlandë, Australi, Spanjë dhe Kalifoni, gjithashtu dhe në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, raporton CNN.
Ata kanë qëndruar në një sërë shtëpish, duke përfshirë vila dhe shtëpi fshati; dhe janë kujdesur për mace dhe qen të shumtë, si dhe për kuaj, pula, lloj brejtësish lepuj etj.
Ashworths, të cilët aktualisht gjenden në Australi, rezervuan shtëpinë e tyre të parë për t’u kujdesur në vitin 2018, derisa kërkonin mënyra se si mund të udhëtonin më shumë kur kishin një buxhet dhe thonë se nuk janë kthyer kurrë më mbrapa.
