Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vendosnin baste sportive në lokale, arrestohen 4 në Korçë

11:14 / February 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baste 450x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Basti i fundit” dhe ka arrestuar 4 persona. Sekuestrohen 5 aparate celularë, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e fshehjes së të ardhurave, punësimit të paligjshëm, kontrabandimit të mallrave dhe organizimit të palejuar të lojërave të fatit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Speciale “Shqiponjat”, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti i fundit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. P., 21 vjeç, banues në Korçë; Xh. K., 21 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë; A. L., 32 vjeç, banues në Korçë; G. K., 44 vjeç, banues në Korçë dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Xh. G., 21 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, Korçë.

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara si edhe nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 4, në lokalin në përdorim të shtetasit E. P., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës për këtë biznes, konstatuan një punonjës të pasiguruar dhe 3 aparate celularë në përdorim të shtetasve E. P., Xh. K. dhe A. L., të cilët dyshohet se përdoreshin prej tyre për vendosjen e basteve sportive.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 9, në lokalin në pronësi të shtetasit Xh. G., u konstatua një punonjës i pasiguruar, një sasi pijesh alkoolike pa pullën fiskale, si edhe shtetasit G. K., iu gjetën 2 aparate celularë, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të pa pajisur me kasë fiskale” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.