Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Edy Reja: Ka entuziazëm rreth Kombëtares, ja ku duhet të përmirësohemi

13:38 / February 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edy reja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij me kuqezinjtë dhe për karrierën e gjatë.Tekniku i njohur ka deklaruar se ndihet mirë që punon me të rinjtë dhe se ka ende shumë energji për të vazhduar aventurën në krye të stolit të skuadrës.

“Derisa të kem këtë energji, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, do të bëjë. Të punoj me të rinjtë të përmirëson, jo thjesht në aspektin fizik, por mbi të gjitha në aspektin mendor”, – u shpreh Reja në intervistën e tij për “Tgr Rai FVG”, që është dega e televizionit italian për zonën e Friulit dhe Venecias.

Ndërkaq, trajneri i Shqipërisë vlerëson punën që po bëhet me ekipin kombëtare dhe thekson se mbështetja është shumë e madhe nga të gjithë për t’u përmirësuar vazhdimisht në të ardhmen në drejtim të lojës dhe rezultateve.

“Kombëtarja shqiptare po punon mirë, ka shumë entuziazëm përreth ekipit, i gjithë kombi shqiptar na mbështet dhe na qëndron pranë. Është e qartë që duhet ende të përmirësojmë strukturat e lojës, të përmirësohen mbi të gjitha në aspektin taktik”, – tha Reja, teksa shtoi edhe një batutë për debutimin e tij në stadiumin e famshëm “Uembi” si trajner i kombëtares shqiptare.

“Të bësh debutimin në Uembli, në një stadium me 80 mijë tifozë kundër Anglisë, me gjithë ata yje në fushë, në moshën time është një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar në botën e futbollit në fakt”, – tha ndër të tjera tekniku i përfaqësueses shqiptare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Abu Dhabi: Shqipëria synon më shumë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe

22:40 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.