Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Dibrës, Luan Haka, propozuar nga strukturat e degës së PD dhe miratuar nga kryesia.
Prezantimi i kandidatit Luan Haka është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës Naim Gazidede, deputetë, si dhe anëtarë të kryesisë së PD.
Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe nënkryetarja Tabaku në fjalën e tyre vlerësuan figurën e kandidatit Luan Haka, duke shprehur bindjen se Dibra do të fitohet e do i kthehet qytetarëve.
