Prej 30 vitesh karrierë politike të bashkëshortit të saj, Liri Berisha është kuJdesur që të ruajë distancën duke iu përkushtuar profesionit të saj si mjeke.
Por me sa duket shpallja nga ana e SHBA-ve e familjes së saj si persona “non grata” dhe aksioni i Berishës për të rimarrë PD, ka bërë që edhe ajo të angazhohet politikisht.
Sikurse mund të shihni nga këto foto të siguruara nga tirananews.al, Liri Berisha ka vendosur që të marrë pjesë në Lidhjen Demokratike të Gruas në Vlorë, ku është bërë dhe një promovim libri për historikun e kësaj dege.
Në krah të Bujar Leskat, Liri Berisha ka mbajtur edhe një fjalim para grave demokrate.
Nuk dihet nëse kjo dalje politike do të shënojë dhe angazhimin e saj direkt në politikë për të mbështetur bashkëshortin në nismën e tij politike. / Tirananews.al



