Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Policia Rrugore me “dorë të hekurt”, 26 të arrestuar dhe mijëra gjoba

12:12 / February 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të sigurisë në rrugë, policia ka vënë në pranga 26 shoferë duke proceduar penalisht 2 të mitur dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë vendosur 6.721 masa administrative, me një mesatare 960 masa në ditë, kryesisht për përdorim të celularit, mosvendosje të rripit të sigurimit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërkohë nga pamjet në video shikohet sesi një nga shoferët është ndëshkuar pasi ka nxjerrë në dritare qenin.

Njoftimi

Strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, krahas dinamikës së punës për disiplinimin e qarkullimit të mjeteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, kanë vijuar me grupe kontrolli të dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 26 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 2 të mitur dhe janë shpallur në kërkim 2 persona, konkretisht:

  • 19 persona janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” (në gjëndje të dehur);
  • 7 persona janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi);
  • Janë proceduar penalisht 2 shtetas të mitur, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (pa leje drejtimi), “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;
  • Janë shpallur në kërkim 2 persona, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;
  • Po gjatë javës janë evidentuar dhe goditur 5 raste të mitëdhënies. Për këto raste janë kapur në flagrancë 5 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
  • Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”.

Janë pezulluar 197 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

  • 44 për shkelje të nenit “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”;
  • 122 për shkelje të nenit “Kufizimet e shpejtësisë”;
  • 31 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 6.721 masa administrative, me një mesatare 960 masa në ditë, kryesisht për përdorim të celularit, mosvendosje të rripit të sigurimit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, për qarkullim me targa që iu kishte mbaruar afati apo nuk i përkisnin mjetit, për parkime të gabuara etj.

Janë bllokuar 21 mjete, nga të cilat:

  • 7 mjete për moslikuidimin e gjobave nga drejtuesit e tyre; • 2 mjete për mungesë dokumentacioni;
  • 12 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
  • Janë tërhequr 28 targa të huaja, të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose që ishin të çregjistruara në vendet e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.