Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar përfitimin financiar të ish prokurorit të Krujës, Bujar Memia i cili u shkarkua nga posti në janar të këtij viti.
Masa e pezullimit të pasurisë do të jetë deri në 50% dhe ky vendim do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të nxjerrë nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit.
