Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazetari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikimi në mënyrë enigmatike dhe shpërndarja masive e videove intime të disa personazheve publikë vijon të jetë çështja e momentit dhe sot po diskutohet në “Top Story”.

Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar mbi zhvillimet e fundit, ku raporton se policia shqiptare ka kontaktuar Europolin në lidhje me këtë çështje, teksa të përfshirë janë edhe biznesmenë.

“Është një ndër momentet kur puna e policisë duhet lavdëruar. Nuk ka pasur asnjë denoncim, ka nisur sektori kibernetik sulmin. Tre nga personazhet, ashtu si kompozitori, është përgjigjur në telefon, por nuk ka shkuar në komisariat. Gjendja e tij është shumë e rënduar.

Është hetim kryesisht, duhet denoncim për fletëthirrje. Në përgjigjen e tij është treguar dashamirës, pretendon se është viktimë dhe është hakeruar. Ka thënë se në një moment të dytë do të paraqitet dhe të flasë për të gjetur personin që i ka publikuar. Pranon faktin që ka pasur kamer në atë studio, por nuk pranon se ka qenë ai personi që i ka publikuar.

Janë kontaktuar edhe dy persona nga policia, emrat dihen. Përveç tyre, janë identifikuar edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në video, biznesmen apo të tjerë. Janë rreth 15 persona që kanë qarkulluar në videot e publikuara. Janë edhe rreth 20 video që nuk janë përhapur gjerësisht. Policia ka kontaktuar Europolin për të bashkëpunuar dhe për të hetuar çështjen.

Kërkohet të gjendet kush janë personat pas këtyre “website”. Unë kam punuar në emisione investigative dhe e kam parasysh se çfarë kamerash janë. Është e vështirë të kuptohen nga amatorët apo ata që janë jashtë kësaj fushe. Por kamerat që ka zgjedhur Hila janë të thjeshta, i gjen me 50 apo pak më shumë euro dhe mund të hakërrohen shumë lehtë.

Grupi hetimor nuk përjashton asnjë mundësi, për hakërrimin apo mënyrën si kanë dalë videot. Për çështjen nuk ka një prokuror, është në pritje të materialeve dhe nesër pritet të nisë hetimin e çështjes. Ne kemi pasur dijeni për shpërndarjen që nga shtatori 2025. Shpërndarja ka nisur në një rrjet “discort”, ku janë përfshirë të rinj që merren me lojëra “online”.

Në momentin që është mbyllur një grup “AlbKings”, këta persona kanë shpërndarë pamje përmes kësaj mënyre. Kur janë shpërndarë videot, një nga personat ka hedhur linkun dhe më pas ka nisur shpërndarja. Në një screenshot në grupin e të rinjve shihet një person të shprehet se janë edhe 15-20 video të tjera.

Kur ne e dinim që videot ishin që në 2025-ën, edhe policia duhet ta ketë ditur. Mendoj se personat e tjerë protagonistë përveç kompozitorit nuk e dinin. Janë vjedhur edhe kamera shtëpie të tjera në Shqipëri dhe vijojnë të jenë në qarkullim. Është shumë e vështirë t’i gjurmosh dhe t’i heqësh nga qarkullimi.

U bë virale, sepse një gazetar i “showbizz” i hodhi në një “website” për të rritur dhe i bëri reklamë për tu bërë virale. Një pjesë e madhe e të përfshirë vazhdojnë të jenë me qetësues dhe nuk janë ende në gjendje, ende nuk dimë të jetë larguar ndonjë jashtë vendit. Policia po tenton t’i bindë për të folur”, tha Harlicaj.

ardian hile biznesmene Policia Videot viktimat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.