Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rikthehen reshjet e borës në Korçë. Bllokohet sërish edhe Rruga e Arbrit

09:12 / February 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrsh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Arbrit. Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.

Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrin deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve. Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

Kjo nuk është hera e para që rruga e Arbrit bllokohet për shkak të motit të keq, kjo pasi, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm.

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që në rrugën Krujë – Qafështame të krijohet prezencë akulli.

Dhe pse trashësia e dëborës është e papërfillshme pasi bëhet fjalë për pak centimetra për të përshkuar ketë aks nevojiten zinxhirë pasi ka prezencë akulli

Ndërkohë gjatë natës një pjesë e madhe e qytetit, por edhe disa fshatra të Malësisë kanë qenë pa energji elektrike, por dritat janë rikthyer në mëngjes.

Prej mbrëmjes së djeshme kanë rinisur reshjet e borës në qarkun e Korçës. Trashësia e dëborës varion nga 10-25 cm.

Mbrojtja Civile bën me dije se në zona të veçanta të shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duma dëbore. Aktualisht nuk ka reshje. Ndërsa temperatura mesatare është -5 gradë. Në akset rrugore ndodhen borëpastrueset.

“Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet  me goma dimërore , ne orët e paradites. Kërkohet kujdes nga përdoruesit e rrugës ne orët ne vijim. Puna do vazhdoje për mirëmbajtje dimërore në të gjitha akset, deri në normalizimin e situatës”, thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.