K.Gj, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vite burgim për ngacmimin seksual ndaj një vajze të mitur.
Ishte vetë viktima që ka bërë kallëzimin penal më datë 15.07.2020, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit K.GJ.
Ky i fundit akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturës me iniciale D.D., gjatë kohës që e mitura ndodhej e vetme në ambientet e biznesit të familjes së saj.
