Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gazetari i vrarë grek dyshohet se kishte një aferë me një mashkull

18:10 / February 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nikos Katsikas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikos Katsikas, një gazetar grek i cili për shumë vite punoi për të promovuar Greqinë në Egjipt dhe për të forcuar marrëdhëniet dy palëshe është gjetur i pajetë në apartamentin e tij.

Autoritetet egjiptiane kanë deklaruar se gazetari është vrarë pasi në trupin e tij janë gjetur plagë thike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë.

Siç shkruan GreekReporter, Katsikas u gjet në shtëpinë e tij në Kajro me plagë me thikë. Policia arrestoi një të dyshuar që i kishte dërguar ushqimin, i cili me sa duket e njihte viktimën para vrasjes.

Në fillim u tha se motivi i ngjarjes mund të kishte qenë një grabitje. Por siç raportojnë mediet greke, hetimet kanë marrë një rrjedhë të re, me autoritetet që po shqyrtojnë mundësinë që krimi të kishte natyrë seksuale.

Katsikas jetonte në banesë me motrën e tij, e cila mungonte në momentin e vrasjes. Policia arrestoi një shpërndarës ushqimesh, i cili gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se fillimisht e ka takuar viktimën në lokalin ku ai punonte. Sipas asaj që ka thënë i arrestuari, ai ka shkëmbyer numrin e telefonit me gazetarin dhe ky i fundit e ka telefonuar dhe e ka ftuar në banesën e tij disa ditë pasi janë takuar.

I akuzuari thotë se kur ka shkuar në banesën e tij, Katsikas e ka pyetur se si është gjendja e tij financiare. Kur shpërndarësi i ushqimit iu përgjigj se ishte i varfër, viktima dyshohet se i ofroi një lidhje në këmbim të parave.

I pandehuri u tha hetuesve se ai kishte pranuar dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale dy herë, por viktima nuk pranoi t’i jepte paratë që i ishin premtuar herën e parë. Herën e dytë ata u përleshën dhe shpërndarësi e sulmoi gazetarin, e hodhi në dysheme dhe e goditi me thikë derisa e nxori frymën.

Lajmi për vdekjen e Nikos Katsikas u bë i ditur të dielën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Këshilli i Tiranës jep pëlqimin për “Territorialen”, Zeneli: Relacioni s’është vendimmarrës. Zhulali: Kjo s’është lojë me harta…

19:26 / September 29, 2026

Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

13:24 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.