Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

I akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 19-vjeçarit/ I riu arratiset drejt Shqipërisë, ministri grek kërkon dorëzimin e tij

21:40 / February 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia i ka kërkuar Shqipërisë që të ekstradojë të riun shqiptar që akuzohet për pjesëmarrjen në vrasjen e 19- vjeçarit grek në Selanik Alkis Kampanos. Ministri grek i Mbrojtjes Civili, Takis Theodoricakos ka deklaruar se Shqipëria duhet të ekstradojë menjëherë të riun që dyshohet se fshihet në vendin tonë.

Alkis u vra në orët e para të 1 shkurtit. Pa mbushur as 24 orë, 20-vjeçari ka mbërritur me makinë në orën 23:45 në Stacionin Kufitar në Krystallopigi, ku si autoritetet greke ashtu edhe ato shqiptare i i vulosen pasaportën.

Kështu ai ka shkuar në Shqipëri, sipas informacioneve të Mega.

Të dhënat e tij u kontrolluan 30 herë pas asaj nate, nga policia greke dhe ajo shqiptare. Për momentin, ai mbetet i pagjetur dhe ndaj tij nuk ka asnjë urdhër ndërkombëtar . Megjithatë, duket se nga provat e mbledhura nga Sigurimi i Selanikut nga vendi ku ra i vdekur 19-vjeçari, ka të dhëna të qarta se 20-vjeçari ka marrë pjesë në atentatin e përgjakshëm.

Sipas ministrit grek, kërkesa për ekstradim pritet të bëhet brenda ditës për të dërguar në gjykim të riun shqiptar që dyshohet të ketë marrë pjesë direkt në vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos. 19 vjeçari u vra gjatë një përleshje nga një grup tifozësh javën e kaluar në Selanik. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe shokët e tij, tifozë të skuadrës së futbollit Aris të cilët u përplasën me ata të PAOK-ut ku për pasojë mbeti i vrarë i riu grek.

Për këtë ngjarje janë arrestuar 10 persona, midis tyre edhe një 23 vjeçar shqiptar i cili ka rrëfyer gjithçka di për policinë dhe prokurorinë greke. Ndërkohë që është në kërkim një tjetër 23 vjeçar shqiptar i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri, ka theksuar ai në një intervistë për televizion grek Sky.

Për rastin e tij, ministri grek Theodoricakos theksoi se do të lëshohet një urdhër ndërkombëtar arresti. Ndërsa një tjetër i ri që kërkohej nga policia greke është vetëdorëzuar ditën e sotme pranë autoriteteve të Selanikut.

Policia bastisi klubet e futbollit në Athinë dhe Selanik javën e kaluar, ku konfiskoi edhe armë.

Sipas policisë, objektivi i autorëve kanë qenë tifozë të tjerë të Arisit, të cilët shkonin shpesh në vendin ku ndodhi ngjarja. 19 vjeçari Campanos dhe shokët e tij u gjendën në atë rrugicë dhe u përleshën me grupin e tifozëve të PAOK-ut pasi iu kishin thënë atyre se ishin tifozë të skuadrës së Arisit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.