Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjukanoviq refuzon dorëheqjen, pavarësisht protestave antiqeveritare

20:47 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë të enjten se protestat në Podgoricë kundër Qeverisë së tij nuk janë qytetare por politike dhe se prapa tyre qëndrojnë partitë politike me synime të qarta politike. Duke folur për emisionin “Intervju” të TVCG-së, Gjukanoviq ka përsëritur se nuk do të japë dorëheqje, megjithëse kjo është njëra prej kërkesave kryesore të protestuesve, ka raportuar e përditshmja “Blic”, transmeton Koha Ditore.

“Këtu karakterin qytetar protestave do të duhej t’ia jepte rrethana kur në krye të protestave formalisht të mos ishin liderë të partive politike, por njerëzit që deri dje kanë qenë pjesëtarë të partive të ndryshme. Dhe sot ata do të duhej të ishin garancia se bëhet fjalë për protestat qytetare, ani pse e dimë fare mirë se në prapavijë të këtyre protestave qëndrojnë partitë politike, jo vetëm me idetë e tyre logjistike por edhe politike”, ka thënë Gjukanoviq.

Presidenti malazez ka pretenduar se idenë politike e kanë artikuluar strukturat parapolitike, ato që për vite me radhë “e kanë ngulitur idenë e ndërrimit të dhunshëm të pushtetit, e në këtë mes janë edhe gazeta ‘Vijesti’, një numër i konsideruar i OJQ-ve dhe mediat e opozitës, ani pse paraqiten si të pavarura”.

“Qëllim i tyre është ndryshimi jodemokratik i pushtetit”, ka thënë Gjukanoviq dhe ka shtuar se kësaj radhe ato kërkojnë që ta lënë shtetin “pa shtet” dhe t’i shkatërrojnë institucionet.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo çështje që i prek qytetarët, ama nuk jemi të gatshëm për ultimatume dhe nuk jemi të gatshëm as për shkatërrime, dhe kjo është mbase e logjikshme”, ka thënë Gjukanoviq.

Mal i ZI Millo Gjukanoviq Presidenti Malazez Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-ambasadori amerikan në OSBE: NATO-ja po e ripërtërin veten

21:18 / July 6, 2026

“Protesta u Berishizua dhe u Albinizua”/ Minxhozi: Partitë e mëdha opozitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, futën duart

20:57 / July 6, 2026

Protesta për qumështin në Kosovë/ Ndërprerja e grumbullimit, fermerët derdhën 65 mijë litra para Ministrisë së Bujqësisë

20:37 / July 6, 2026

Turqia, hakmarrja politike e Erdoğanit: Nga aleat i vështirë në partner strategjik ushtarak

20:18 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.