Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në prag të largimit nga Presidenca, Ilir Meta heq të gjitha pasuritë nga emri i tij

16:54 / February 9, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta filxhan monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese apo dhe mbarimit të detyrës në korrik, Presidenti Ilir Meta i ka kaluar të gjitha pasuritë e paluajtshme në emrin e bashkëshortes, Monika Kryemadhi, ndërsa kjo e fundit ka shitur shumicën e apartamenteve. Një lëvizje e tillë krijon dyshime se Ilir Meta ka marrë masa paraprake për një përballje të mundshme me SPAK, emër i cili shkakton nervozizëm tek Presidenti sa herë ia përmendin.

Një tjetër detaj i dyshimtë është se presidenti Ilir Meta figuron me gjeneralitete të ndryshme në deklaratat e pasurisë. Në dokumente zyrtare Meta rezulton me emrin ‘Ilir Metaj’, ndërsa dekretet si president dhe aktet e tjera i firmos më emrin ‘Ilir Meta’, pra pa germën ‘j’ në fund, një rast ky i paprecedentë dhe tejet i dyshimtë, shkruan shqiptarja.com.

Pasuritë e Monika Kryemadhit

Sot Monika Kryemadhi është pronare 100 % e vilës së famshme në Gjirin e Lalzit, vlera e të cilës vijon të mbetet një mister i madh, pasi nuk është deklaruar kurrë në deklaratat e pasurisë. Kryemadhi ka deklaruar vetëm sipërfaqen 317 m2 të vilës dhe mënyrën e përfitimit, që është shkëmbimi me 300 metra katrorë ambiente tregtare tek pallati në Laprakë.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, është bërë pronare me 1/3 së pallatit në Laprakë, ku sot ka zyrat televizioni i familjes Berisha, me vetëm 5 milionë lekë.

Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë një sipërfaqe toke 700 m2, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë. Ngjit me këtë truall, Monika Kryemadhi pretendon se i ka falur vëllai i saj edhe 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1 200 m2 tokë. Një vit më pas, Monika Kryemadhi ka lidhur një kontratë me kompaninë “Agikons”, për të ndërtuar pallatin në tokën e saj. Kryemadhi ka përfituar disa dyqane dhe 13 apartamente.

Nga viti 2014 deri në vitin 2021, Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente në pallatin në Laprakë me vlerë 1 milionë USD. Aktualisht, Kryemadhi ka edhe 3 apartamente tek pallati në Laprakë, tre njësi tregtare dhe dy garazhe.

Gjithashtu, Monika Kryemadhi ka në pronësi edhe 5 apartamente të tjera

Për të blerë vilën në Golem, Meta dhe Kryemadhi kanë marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare në shumën 60 mijë USD. Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, Meta dhe Kryemadhi e shesin vilën në Golem për 300 mijë euro nga 60 mijë USD që e kishin vlerë.

Me këtë lëvizje, Meta dhe Kryemadhi shlyejnë kredinë 60 USD, marrin një kredi tjetër 200 mijë euro, shtojnë edhe 200 mijë euro të tjera të siguruan nga shitja e vilës, dhe në vitin 2010 blejnë apartamentin 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë. Këtë apartament që e kishin blerë 400 mijë euro në 2010, e shesin në vitin 2016, për 354 mijë euro, pra 46 mijë euro më pak nga sa e kishin blerë.

Ndërkaq, ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, dikur një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, ka deklaruar se Meta është pronar i një rrjeti dyqanesh, kompleksesh, guroresh, biznesesh etj., por që i ka kaluar në emra të tjerë.

Pasuria sot e Monika Kryemadhit

Vilë në Gjirin e Lalzit (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2.

Apartament banimi 66 m2 në Durrës (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 99 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 75 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 69 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 103 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 94 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 93 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 107 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 63 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 172 m2 (nuk deklarohet vlera)

Garazh 318 m2 (nuk deklarohet vlera)

Garazh 17 m2 (nuk deklarohet vlera)

Llogari bankare, 19 752 euro, 140 000 paund, 75 710 lekë, 3 mijë paund

Fëmijët llogari bankare; 11 516 euro, 1 937 euro, 2 395 648 lekë, 3 mijë paund, 351 916 lekë, 50 473 lekë, 3 mijë paund, 976 734 lekë, 2 345 euro, 141 692 lekë.

Pasuria sot e Ilir Metës

Apartament 2+1, 25 %

Llogari bankare; 1 060 057 lekë, 976 734 lekë.

Paga si President: 2 056 000 lekë, dieta 1 200 euro.

6203dc676fd59a

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori amerikan viziton Kuvendin, Eric Wendt pritet nga Niko Peleshi: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

09:39 / October 2, 2026

‘Prania Besnike’ rikthehet sot, Rama: Dëgjesa me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

09:34 / October 2, 2026

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.