Pasi inspektuan ditën e djeshme impiantin e Fierit, Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka mbërritur në Elbasan për të inspektuar impiantin e këtij qyteti.
Deputetët do të shohin investimin e kryer, përfshirë edhe impiantin e djegies
Pasi parkuan makinën jashtë impiantit, filluan menjëherë të irrituar t’i kërkojnë llogari drejtuesit teknik të impiantit.
Luciano Boçi: Ka ardh PS-ja, apo Komisioni? Prit o çun se s’kemi pyetur akoma??
Ermonela Felaj: Ka axhendë këtu, pse u vonuat…
Luciano Boçi: Duhet të vinim në mënyrë të përbashkët
Ermonela Felaj: Nuk kemi ardhur për debat. Po të duash e bëjmë dy herë vizitën. Veç mos na merrni më kohë.
Luciano Boçi: Jo jo vazhdoni, hajde Lefter
Ermonela Felaj: Keni një irritim të pakuptueshëm
