Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Lushnjë që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.
Berisha u shpreh se mes Elton Banos dhe kandidatëve të PS e PD, ka një dallim si nata me ditën.
“Ne duhet të fluturojmë, ne duhet të ecim shpejtë. Këto 8 vite u instalua një regjim i cili nuk përfilli asnjë nga interesat tuaja fisnike dhe etike. U instalua një regjim arrogant pa lidhje me qytetarin, taksat tuaja djersa dhe mundi nuk u përdor për rritjen e rrogave tuaja.
Le të mendojmë, unë e kam lehtë t’u them se midis Elton Banos dhe përfaqësuesve socialiste apo të Lul Bravës është dallimi si nata me ditën. Mund t’iu numëroj të gjitha aktet korruptive, vjedhjet e bashkisë së Lushjes e kryetarit dhe nënkryetarëve”, tha Berisha.
