Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për “5 Majin”: Të quash “viktima te Rilindjes” ata që marrin shtëpi me leje duhet te jesh vetë viktime e një mllefi politik

08:54 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve në lidhje me demolimin e disa banesave që preken tek zona e “5 Majit” në kryeqytet në kuadër të projektit të rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kreu i qeverisë siguron qytetarët se askush nuk do të mbetet jashtë dhe se kjo nuk bëhet për interes të ndonjë kompanie. Rama thekson se edhe ata që i kanë shtëpitë pa leje do të përfitojnë shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo që kanë pasur.
“Nuk kemi nxjerre asnjë jashtë nga shtëpia për asnjë kompani të asnjë shokut tone, por po ndërtojmë një lagje te re ku edhe ata qe i kane shtëpitë pa leje e qe sigurisht do t’iu prishen, do te marrin shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo qe kanë! Prandaj turpi le t’u mbetet atyre qe bëjnë politike përçarëse edhe me çatitë e familjeve, ndërkohë që ne do të bëjmë për të gjitha ato familje te njëjtën gjë që bëmë me familjet e prekura nga tërmeti, pa dallim partie e krahine ”, është përgjigjur Kryeministri i vendit.
Gjithashtu një tjetër qytetar ka reaguar për çështjen e “5 Majit” duke pyetur: “Ndoshta duhet bere një pyetësor për Banoret e 5 Majit, Unazës se re dhe gjithë viktimave te Rilindjes&Co!! Pyetje :A ka vlerë Jeta dhe Prona në Shqipëri??”.
Rama shkruan se nuk ka nevojë për një pyetësor të tillë sepse të quash “viktima te Rilindjes” ata që marrin shtëpi me leje në një lagje të re, pasi u prishet banesa pa leje në një geto kaotike, duhet te jesh vetë viktime e një mllefi të pangushëllueshëm politik.
“Nuk ka nevoje për pyetësor për atë teme, sepse të quash “viktima te Rilindjes” ata që marrin shtëpi me leje në një lagje të re, pasi u prishet banesa pa leje në një geto kaotike, duhet te jesh vetë viktime e një mllefi te pangushëllueshëm politik! Njësoj si ata qe u thoshin familjeve të prekura nga tërmeti që tërmetin e solli Rilindja dhe do vdisni nëpër çadra ”, shkruan Rama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori amerikan viziton Kuvendin, Eric Wendt pritet nga Niko Peleshi: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

09:39 / October 2, 2026

‘Prania Besnike’ rikthehet sot, Rama: Dëgjesa me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

09:34 / October 2, 2026

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.