Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga Saimir Tahiri tek Fatos Nano, kush janë politikanët “VIP” që provuan burgun

10:20 / February 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burg 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndër vite politika por edhe institucionet e larta të shtetit, kanë njohur disa të burgosur “VIP” . Një prej tyre është Fatos Nano i cili u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më 30 korrik 1993, shefit të opozitës së atëhershme dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nanos iu hodhën prangat nën akuzat për korrupsion nga regjimi i ri demokratik që erdhi në pushtet më 22 mars 1992.  Kreu i socialistëve u dënua nga drejtësia shqiptare me 12 vite burg dhe vuajti dënimin në burgun “Jordan Misja” deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës deri në vitin 1997, kohë kur edhe u lirua.

Një i dënuar tjetër është edhe Spiro Ksera. Ksera ka qenë ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në mandatin e dytë të qeverisë Berisha, por u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, për korrupsion dhe shpërdorim të  detyrës. Ish-Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, fillimisht anëtar i PBDNJ, ai iu bashkua PD-së në vitin 2009 dhe u zgjodh deputet i saj për Gjirokastrën. Në vitin 2016 Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të  detyrës përgjatë vitit 2013. Sipas prokurorisë ish-ministri akuzohej se kishte abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit në shumën e 30 milionë lekëve.

Burgun e ka provuar edhe ish-deputeti i PKD-së Mark Frroku, i cili  fillimisht u arrestua në vitin 2015 pas atentatit të pretenduar të Tom Doshit, ku u ndalua për deklarim të rremë. Më vonë gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg ish-deputetin Mark Frroku për tre akuza të ngritura nga prokuroria, por jo për atë të vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë, e cila ishte edhe me e rënda. Sipas vendimit të togave të zeza, ish-deputeti Mark Frroku u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 1999, në Belgjikë. Por nga ana tjetër, e njëjta gjykata e shpalli fajtor Frrokun për 3 akuza të tjera; atë të fshehjes së pasurisë, pastrim i produkteve të veprës penale dhe ndërtimit të paligjshëm.  Në vitin 2018 gjykata e apelit i uli dënimin, ndërsa kur i kishin mbetur dhe rreth 2 vite burg ai u lirua në maj të vitit 2018 nga qelia në burgun e Fierit.

I fundit ish-ministër i cili provoi prangat dhe është në pritje të procesit gjyqësor është Lefter Koka.  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka njoftuar se dyshohet se Koka ka konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë burgun e ka provuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua të premten (04.02) nga GJAKK me burg me akuzën për shpërdorim të detyrës. Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJAKK), organi i akuzës firmosi urdhër – arrestin. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli me pranga në duar nga salla e kësaj gjykate dhe u dërgua në mjediset e paraburgimit të burgut 313, burg i sigurisë së zakonshme, që ndodhet në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026

Kontrolle në det gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës gjobit 20 mjete lundruese për shkelje të rregullave

14:52 / July 29, 2026

Qeveria ndryshon rregullat në rrugë: Rishikohen kufijtë e shpejtësisë, monitorim me kamera inteligjente në akset kombëtare

14:44 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.