Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama përballet me banorët e “5 Majit” para Kuvendit: Të vijnë 3 qytetarë me mua

10:14 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1644484462 rama4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorë të lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë janë mbledhur para Kuvendit, atje ku pritet të nisë edhe seanca plenare, ndërsa protestojnë për shembjen e banesave të tyre.

Shumë banesa në këtë zonë do të shemben, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, por edhe nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.Kjo nuk është hera e parë kur banorët protestojnë, pasi shprehen kundër shembjes së pronave të tyre. Ata kërkojnë që një përfaqësi e tyre të hyjë në parlament dhe të parashtrojë kërkesat e tyre. brenda këtij muaji do të shemben 12 objekte, duke e çuar në 27 numrin e banesave që shemben në këtë fazë. Aktualisht në protestë janë dhe forca të shumta policie.

Teksa policia ka kërkuar që qytetarët të largohen nga aty, banorët kanë debatuar me efektivët e policisë. E pranishme në protestë është edhe nënë Liza, e cila ka kërkuar takim me kryeministrin. “Duam që të vijë kryeministri këtu. Nuk largohemi.”, dëgjohet teksa thotë e moshuara, ndërkohë që një polic i kërkon që të lirojnë rrugën.

1644484462 rama1

Nuk zgjati shumë dhe makina e kryeministrit ndaloi para Kuvendit, ndërkohë Edi Rama ndaloi që të dëgjonte nga afër protestuesit. Kryeministri iu drejtua protestusve, duke ju thënë se tre prej tyre do të shkojnë në Kuvend me të për të folur për problematikat e banorëve.

Kështu, kryeministri Rama u nis drejt Kuvendit me nënë Lizën dhe dy të tjerë, ku edhe i pyeti ato nëse i kanë objektet e legalizuara apo janë me ndërtime pa leje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.