A e mbani mend çiftin simpatik Matilda-Fatjon nga reality show “Big Brother Albania 7”?
Ata kanë krijuar familjen e tyre të lumtur dhe së fundmi janë bërë prindër për herë të dytë.Lajmin e dhanë përmes rrjeteve sociale duke treguar se janë bërë sërish me vajzë.
“Gëzimi jonë i dytë, por i fuqishëm aq sa i pari. Faleminderit mamit Matilda Gega për këto emocione të papërshkrueshme. U mbush shtëpia me princesha”, shkruan Fatjoni.
Matila dhe Fatjoni kanë marrë shumë urime nga miqtë mes tyre dhe ish-banorë si Jona Kalemaj apo Valer Kolnikaj.


