Sali Berisha prezantoi në Vorë sot kandidatin e tij që do garojë nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana.
Por emri ka sjellë dhe gafën në sallë që solli të qeshura pa fund. Kryetari i PD në Vorë në vend që të thoshte në 6 mars demokratët do të votojnë për Lulzim Vranën, tha do të votojnë për Lulzim Bashën.
Në sallë nuk munguan të qeshurat, por dhe fishkëllimat.
“Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës”
