Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Votë me kushte e PD pro zgjatjes së vettingut”, DW zbardh prapaskenat e votimit dje në Kuvend

10:52 / February 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
60489065 303
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisma ligjore e maxhorancës parlamentare për ndryshime kushtetuese, që do të bëjnë të mundur zgjatjen e mandatit të vettingut për gjykatësit dhe prokurorët, nuk ka më asnjë pengesë për t’u realizuar.

Partia Demokratike (PD), e kryesuar nga Lulzim Basha, vendosi në mbledhjen e grupit të saj parlamentar, në momentin e fundit para fillimit të seancës plenare, të japë votën vendimtare të deputetëve të saj pro zgjatjes së vettingut.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon votë të cilësuar, pra që 94 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti në Tiranë, të votojnë pro, gjë që nuk e arrin dot e vetme maxhoranca socialiste me 74 deputetët e saj. Palët ranë dakord që procesi i vettingut, i cili përfundon në qershor të këtij viti, të shtyhet deri në fund të vitit 2024.

Vetëm rreth 30 përqind 

Nga fillimi i vitit 2017, kur nisi vetingu dhe deri tani në sitën e tij kanë kaluar vetëm rreth 30 përqind e gjykatësve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

“Pa një drejtësi të fortë, të pastër dhe të pavarur, Shqipëria nuk do të ketë progres në ekonomi dhe as në rrugën drejt integrimit në BE,“ tha Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Ai theksoi se PD është kontribuesja më e madhe në procesin e integrimit europian dhe kurrë nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim kundër apo që dëmton këtë proces.

Presion indirekt 

Në vendimin e PD, kritikuese e ashpër e vettingut, duket se ka ndikuar edhe një deklaratë të përbashkët e SHBA dhe BE, të martën (08.02) ku u bëhej thirrje gjithë deputetëve të mbështesin zgjatjen e mandatit kushtetues të vettingut.

“Vota për zgjatjen e vettingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE,“ theksonte deklarata.

Votim pro me këmbim

Në këmbim të votës pro të PD maxhoranca socialiste ka rënë dakord të plotësojë dy kushte të opozitës: kryerjen e reformës territoriale dhe të asaj zgjedhore dhe të ngrejë menjëherë pas votimit në parlament pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit kushtetues të vettingut, dy komisione parlamentare që të angazhohen me dy refomat e lart përmendura.

Votat kundër: proces selektiv dhe korruptiv

Ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i PD, Sali Berisha, i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD pas shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si edhe deputetët demokratë që bëjnë pjesë në grupimin e mbështetësve të tij, të njohur si “Komisioni i Rithemelimit të PD“, votuan kundër shtyrjes së mandatit kushtetues të vettingut.

Berisha tha në Parlament që procesi i deritanishëm i vettingut ka qënë selektiv dhe është përdorur për spastrime krahinore, klasore dhe fetare.

“Kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore, një proces që nuk e beson shoqëria shqiptare.“

Studimi: Process jo i rregullt ligjor dhe zvarritje

Procesi i vettingut është shoqëruar me objeksione jo vetëm nga opozita. Në një studim të juristëve të rinj, që kanë vënë në lupë këtë proces, ka gjetje që flasin për një proces jo të rregullt ligjor lidhur me kriterin e pasurisë në vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Grupi i juristëve të rinj që ka përgatitur studimin

Studimi flet për “shuma të majme parash, dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve për mbyllje çështjesh, për mungesë fleksibiliteti dhe arsyetimi objektiv, kur është fjala për të dhëna që nuk është e mundur të sigurohen për të provuar ligjshmërinë e pasurive, për përdorimin e metodave jo unike në vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve, anashkalimin e kriterit të pastërtisë morale dhe për zvarritje të procesit.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agron Shehaj “vodhi” dokumentin sekret në Kuvend, kreu i SPAK: Ka një kallëzim penal, kemi nisur verifikimet

15:12 / July 30, 2026

Hetimi për “librin rozë” të Edi Ramës, kreu i SPAK flet për “The Albanian Files”: Janë depozituar dy kallëzime, po verifikohen

14:23 / July 30, 2026

Blendi Gonxhe: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj policisë do merret për veshësh a leckash dhe do procedohet

13:34 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.