Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjermani/ Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën urgjente për pezullimin e ligjit për vaksinim me detyrim

13:14 / February 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
60272384 303
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë hodhi poshtë kërkesat për pezullim urgjent të ligjit për vaksinim me detyrim të disa grupeve të punonjësve. Procesi i shqyrtimit me procedurë të rregullt vazhdon.

Akoma nuk janë marrë vendimet përfundimtare sipas kërkesave për kushtetutshmërinë në procedurat për vaksinimin me detyrim. Senati i Parë përgjegjës i drejtuar nga presidenti i Gjykatës Stephan Harbarth nuk e ka shqyrtuar ende në mënyrë gjithëpërfshirëse kërkesën për pezullimin e ligjit për vaksinim me detyrim, që do të futet në fuqi nga mesi i marsit. Edhe ky vendim do të merret me një procedurë, e cila duhet të trajtohet me prioritet të lartë. Por në vendimin e parë urgjent u tha se ligji mund të futet në fuqi nga mesi i marsit, siç është vendosur më parë.

Dëshmitë deri në mes të marsit

Qeveria federale dëshiron të fusë vaksinimin me detyrim për disa kategori, me qëllim që të mbrojë sa më mirë personat e moshuar dhe pacientët, të cilët janë veçanërisht në rrezik të lartë për t’u sëmurur rëndë ose për të vdekur nga infeksioni me virusin Corona. Ligji duhet të zbatohet për punonjësit në shtëpitë e të moshuarve dhe klinika e institucione shëndetësore, si për shembull tek mjekët familjarë dhe shërbimet në ambulanca, pastaj për mamitë, fizioterapistët dhe ata që ofrojnë masazhe. Punonjësit në këto institucione kanë kohë deri më 15 mars 2022 të ofrojnë dëshmi se janë vaksinuar apo shëruar nga virusi Corona. Dëshmitë për shërim në Gjermani vlejnë tre muaj.

Ndërsa punonjësit që zënë punë nga data 16 mars duhet të paraqesin edhe këto dëshmi, si kusht për të filluar punën. Nëse prova e vaksnimit mungon, duhet të informohet Enti i Shëndetësisë, i cili duhet ta hetojë rastin konkret. Pas hetimeve personit mund t’i ndalojë të hyjë në objekt ose të vazhdojë të punojë.

Ankesat e shumta

Vendimi për futjen e vaksnimit me detyrim për këta persona është marrë në Bundestag dhe Bundesratnë mes të dhjetorit. Prej atëherë janë paraqitur shumë padi dhe ankesa para Gjykatës Kushtetuese. Deri më 3 shkurt ka pasur 74 ankesa nga rreth 300 persona. Gjyqtarët zgjodhën një rast model për të vendosur me procedurë urgjente.

Qeveria federale e konsideron të justifikuar vaksinimin me detyrim dhe ndërhyrjen në integritetin fizik në këtë rast. Me këtë vaksinim mund të mbrohen nga infektimi personat e rrezikuar. Ndaj këta njerëz, siç thuhet, kanë një përgjegjësi të veçantë.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet së shpejti. Të hënën, kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) njoftoi se në këtë land do të pezullohet zbatimi i ligjit, për shkak të shumë paqartësive. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek disa homologë të tij në lande, sepe kryeministri i Bavarisë dhe ata që janë kundër, kanë votuar për miratimin e këtij ligji.

Shqetësime ka pasur kohët e fundit edhe për faktin që shumë raste personale nuk mund të shqyrtohen brenda kësaj kohe, deri në futjen në fuqi të ligjit. Ekziston edhe frika se zbatimi i këtij ligji do të shkaktonte probleme shtesë me mungesën e infermierëve dhe mjekëve, sepse në mesin e tyre ka një numër të konsiderueshëm personash që refuzojnë të vaksinohen. Deri tani nuk dihet si do të kompensohet ky numër i punonjësve, nëse ata refuzojnë të vaksinohen. Por shikuar nga vendimi urgjet i Gjykatës Kushtetuese, ligji do të futet në fuqi me 15 mars./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve

20:54 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.