Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Dhunohet një person, 2 autorët shpallen në kërkim

14:45 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherr 380x200 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia informon se personat me inicialet S. S. dhe L. Sh, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy të tjerë, kanë goditur me sende të forta, personin me inicialet E. A., 34 vjeç. Këtij personi i kanë dëmtuar mjetin duke i thyer xhamat.

Fatmirësisht 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur punën për gjetjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.Po ashtu, policia informon se në pranga kanë përfunduar edhe persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariarin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. Sh., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Z., 41 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 52 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. I., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S. dhe L. Sh, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit. Punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë dhe kërkon angazhim të përditshëm në terren: Kujdesi shëndetësor nis duke dëgjuar qytetarët

17:39 / September 13, 2026

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.