Seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Apelit ka dështuar sërish dhe shkak është bërë mbrojtja.
Gjykata vendosi të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht për Gilmando Danin, me 10 mijë lekë gjobë dhe të referoi rastin në Dhomën e Avokatisë.
Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.
