Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dekriminalizimi/ KQZ: Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen, Logu: I Dyshimtë

18:26 / February 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po shqyrton sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Lushnje, Shkodër, Durrës.

Në formularin e vetëdeklarimin të kandidatit të “shtëpisë së Lirisë” për Lushnjen Elton Bano rezulton se ky i fundit ka ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen.

Bano ka deklaruar në formular se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje.

Rasti i tij ka sjellë diskutime në KQZ ku përfaqësuesi i PD Marash Log e ka quajtur rast të dyshimtë dhe ka theksuar se duhej të pritej përgjigja e Drejtorisë së Gjendjes Civile për rastin.

Diskutimet në KQZ:

Përfaqësuesi i KQZ: Shtëpia e Lirisë ka dorëzuar në KQZ regjistrimin e Elton Banos si kandidat të bashkisë Lushje. Bano ka depozituar në komision formularin e vetëdeklarimit ku rezulton se ka deklaruar se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. Drejtoria e gjendjes civile në përgjigje ka deklaruar se Bano nuk ka shënime në regjistrin penal dhe rezulton i padënuar.

Logu: Nga formulari i vetëdeklarimin, rezulton se Bano ka jetuar jashtë territorit të republikës?

KQZ: Nuk ka deklaruar se ka jetuar jashtë shtetit.

Logu: Është i dyshimtë fakti që ka deklaruar vendlindjen në Prishtinë Kosovë dhe më pas në Lushnje ndërkohë që nuk ka jetuar.

Përfaqësuesja e KQZ: Bano ka 2 vendlindje të nsdryshme. Du data lindjeje të ndryshme. Në zyrën e gjendjen civile kemi marrë informacione. Ka ndryshuar ditëlindjen dhe vendlindjen.

Logu: Nuk do ishte më e udhës të prisnim dhe përgjigjen e drejtorisë së gjendjes civile?

Përfaqësuesja e KQZ: Drejtoria e burgjeve na ka kthyer përgjigje dhe ai rezulton se është i padënuar.

Celibashi: Mund të qëllojë se pas një përgjigje përfundimtare të mos marrësh informacion që mund ta penalizojë dhe në një fazë të dytë mund të rezultojë me probleme.

Logu: E kuptoj kur dikush deklaron një datë të ndryshme se mund të jetë një lapsus, por kur deklaron vitin ndryshe dhe vendin e lindjes kjo është pak e dyshimtë. Po nga një shtet në një tjetër më duket rast që meriton edhe të ndalemi. Madje është në ato raste që mund të pritej dhe përgjigje nga drjetoria e gjendjes civile.

Përfaqësuesi i KQZ: Kandidati është përgjigjur se ka jetuar jashtë shtetit për studime, në Bukuresht, në Londër për emigracion, në Romë Itali për arsye shëndetësore…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.