Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Presidenti gjerman në prag të mandatit të dytë

14:16 / February 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3243 ca799c3c70cb8eac9ab96b4e08b0d.a4781f2f.fill 883x588 c100
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier, është e sigurtë se do të marrë një shumicë të madhe në Asamblenë Federale. Ai mban detyrën më të lartë shtetërore që nga viti 2017.

Asambleja Federale është mbledhur sot në Berlin. Pakkush dyshon se Frank-Walter Steinmeier do të rizgjidhet president federal nga ky organ. Socialdemokrati, i cili e ka pezulluar anëtarësinë në partinë e tij si kryetar shteti, është propozuar nga partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe nga opozita CDU/CSU. Së bashku, ata kanë një shumicë të madhe në Asamblenë Federale.

Kundër Steinmeierit konkurrojnë doktor Gerhard Trabert, për Të Majtën dhe ekonomisti Max Otte, vetë anëtar i CDU-së, për AfD-në. Zgjedhësit e Lirë (Freie Wähler) dërgojnë në garë fizikanen Stefanie Gebauer. Asnjë nga të tre, megjithatë, nuk mendohet se ka shanse përballë raporteve të shumicës.

Në fjalën e saj të hapjes, Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas tha, duke iu referuar pandemisë së koronas, se kjo Asamble Federale tregoi se shteti gjerman mund të funksionojë edhe në kushte të vështira. Ajo dëshiron nga shoqëria një sjellje me respekt për njëri-tjetrin. Të gjithë duhet të luajnë sipas rregullave të lojës, të gjithë kanë të drejtë të mendojnë se masat e koronas janë shumë të ashpra. Por ai që nuk respekton ligjin e shkel atë. Shumica nuk ka automatikisht të drejtë, por as pakica. “Ne duhet të lejojmë një garë argumentesh, demokracia jeton nga qëndrimi i hapur,” tha Bas.

Pritet rizgjedhja në raundin e parë

Kreu i shtetit gjerman nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, por nga Asambleja Federale. Asambleja Federale është organi më i madh parlamentar në Gjermani, misioni i vetëm i të cilit është të zgjedhë kreun e shtetit çdo pesë vjet. Ajo përbëhet nga deputetë të Bundestagut gjerman dhe një numër i barabartë njerëzish të dërguar nga 16 parlamentet rajonale. Duke qenë se Bundestagu aktualisht ka 736 deputetë, Asambleja Federale përbëhet nga 1472 votues – një numër i paarritur më parë.

Duke pasur parasysh shumicën, Steinmeieri mund të presë që të zgjidhet në raundin e parë. Për këtë kërkohet një shumicë absolute prej 737 votash.

Një organ zgjedhor i përbërë nga personalitete

Asambleja Federale e vitit 2022 përfshin ish-kancelaren Angela Merkel, e cila doli në publik për herë të parë që nga përfundimi i mandatit të saj. Në zgjedhje merr pjesë edhe Özlem Türeci, bashkëthemeluese i kompanisë së vaksinave kundër COVID me bazë në Mainz, BioNTech, dhe virologu Christian Drosten. Personalitete nga kultura, sporti dhe shkenca si astronauti Alexander Gerst, aktorja Fritzi Haberlandt, artisti i kabaresë Dieter Nuhr dhe ylli i muzikës Roland Kaiser janë gjithashtu pjesë e asamblesë.

Gjatë karrierës së tij politike, Steinmeieri shërbeu veçanërisht si kreu i kancelarisë nën Gerhard Schröderin, udhëheqës i grupit SPD në Bundestag dhe ministër i Jashtëm nën Angela Merkelin. Në moshën 66-vjeçare, ai është presidenti i pestë federal që kandidon për një mandat të dytë. Në shkurt 2017, ai mori detyrën më të lartë shtetërore nga paraardhësi i tij jopartiak Joachim Gauck.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve

20:54 / July 29, 2026

Witkoff dhe Jared Kushner drejt Kievit, SHBA intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

13:55 / July 29, 2026

Izraeli përgatit zgjedhjet/ Siguria, lufta dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët

13:34 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.